Back Forcimi i angazhimit me median dhe lirisë së shprehjes: Magjistratët shqiptarë të medias forcojnë kapacitetet e tyre

Forcimi i angazhimit me median dhe lirisë së shprehjes: Magjistratët shqiptarë të medias forcojnë kapacitetet e tyre

Prokurorë dhe gjyqtarë shqiptarë që shërbejnë si magjistratë të medias në institucionet e tyre gjyqësore morën pjesë në një trajnim intensiv dy-ditor që synonte të përmirësonte të kuptuarit e tyre mbi standardet e lirisë së shprehjes dhe të përmirësonte aftësitë e tyre të komunikimit në media.

Ky aktivitet për forciming e kapaciteteve, mbështetur nga BE dhe Këshilli i Evropës përfshiu tema të ndryshme kritike, duke njohur pjesëmarrësit me standardet evropiane për lirinë e shprehjes dhe median, si dhe me kuadrin ligjor përkatës shqiptar.

Fushat kryesore të fokusit përfshinin të kuptuarit e peizazhit mediatik dhe natyrës së lajmeve, zhvillimin e mesazheve kyçe efektive dhe përgatitjen për ndërveprime të suksesshme mediatike. Seancat trajtuan gjithashtu të qenit gati për media gjatë krizave dhe komunikimi efektiv në përgjigje të krizave.

Ky aktivitet shënon një hap themelor në rritjen e kapaciteteve të magjistratëve të medias në fushën e komunikimit, duke i pajisur me njohur për të trajtuar kompleksitetin e ndërveprimeve me median dhe për të mbështetur parimet e lirisë së shprehjes gjatë trajtimit të kërkesave të medias.

Ky aktivitet u organizua në kuadrin e projektit Mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe medias në Shqipëri, zbatuar nga Divizioni i Këshillit të Evropës për Bashkëpunimin mbi Lirinë e Shprehjes. Kjo iniciativë është pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.

Pogradec, Shqipëri 28 Maj 2024
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page