Back Nxënës dhe mësues vizitojne ish-kampin burg të Spaçit

Nxënës dhe mësues vizitojne ish-kampin burg të Spaçit

Një vizitë informuese dhe edukative u organizua për 40 nxënës dhe mësues të shkollave të mesme At Shtjefën Gjeçovi, Kurbin dhe 9-vjeçare Hamza Muça, Shkallnur në ish-kampin burg të Spaçit. Vizita synonte njohjen dhe reflektimin e të rinjve mbi të kaluarën, vecanërisht rëndësinë e lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

Mbështetur nga Këshilli i Europës, në bashkëpunim me Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, pjesemarrësit, të drejtuar nga ekspertë, ndoqën me interes historinë e ish-kampit burg dhe patën mundësinë të shohin nga afër qelitë, mjediset e punës së detyruar dhe të dëgjojnë rrëfime prekëse nga ish-të burgosur.

Në përfundim të kësaj përvojë të jashtëzakonshme nxënësit iu dhanë lirinë në qiellin blu disa pëllumbave në simbolikë të lirisë dhe paqes dhe lanë gjurmët e tyre të kujtesës në një baner të posaçëm.

Takime të tilla informuese dhe edukuese do të vijojnë me nxënësit e shkollave të arsimit parauniversitar nga i gjithë vendi me qëllim zhvillimin e mendimit kritik mbi të kaluarën për fuqizimin e kompetencave demokratike.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit të Këshillit të Evropës Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar.

Spaç, Shqipëri 24 Maj 2024
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page