Back Mbështetja e profesionistëve ligjorë shqiptarë në adresimin e nevojave të tyre për trajnim mbi standardet e lirisë së shprehjes

Mbështetja e profesionistëve ligjorë shqiptarë në adresimin e nevojave të tyre për trajnim mbi standardet e lirisë së shprehjes

Përfaqësues të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Shkollës së Magjistraturës si dhe magjistratëve të medias, ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë mbi lirinë e shprehjes morën pjesë në një seancë online të organizuar nga Shkolla e Magjistraturës, me mbështetjen e projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Liria e Shprehjes dhe Liria e Medias në Shqipëri (JUFREX2)". Ata ndanë pikëpamje në lidhje me nevojat për zhvillimin e kapaciteteve të gjyqtarëve, prokurorëve, dhe profesionistëve të tjerë ligjorë në fushën e lirisë së shprehjes me qëllim të përmirësimit të zbatimit të brendshëm të nenit 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane te te Drejtave te Njeriut për Lirinë të Shprehjes

Diskutimet sollën aspekte dhe ide të reja për veprime në të ardhmen, të cilat adresojnë më mirë nevojat e gjyqësorit shqiptar, përfshirë programin mësimor të përshtatur, që do të mundësonte zbatimin e standardeve evropiane për lirinë e shprehjes nga gjykatat lokale. Një moment i rëndësishëm i takimit ishte identifikimi i nevojave të menjëhershme për trajnim të magjistratëve të mediave të sapoemëruar të ngarkuar me mbajtjen e komunikimit institucional dhe shkëmbimin me mediat.

Ky aktivitet u organizua me mbështetjen e projekti "Liria e Shprehjes dhe Liria e Medias në Shqipëri" pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II".

18 dhjetor 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page