Back Në mbështetje të Shkollës së Magjistraturës në Shqipëri me mjetet dhe metodologjitë e CEPEJ

Në mbështetje të Shkollës së Magjistraturës në Shqipëri me mjetet dhe metodologjitë e CEPEJ

Një seminar trajnimi online mbi Vlerësimin e Performancës me mjetet e CEPEJ është organizuar sot me kryetarët dhe kancelarë kryesorë të gjykatave të rrethit dhe apelit, si pjesë e trajnimeve të vazhdueshme të Shkollës së Magjistraturës. Aktiviteti ishtë pjesë e një pakete trajnimi që ka të bëjë me Vlerësimin e Performancës, Menaxhimin e Kohës dhe Statistikat Gjyqësore të zhvilluara në kuadër të aksionit të përbashkët të Bashkimit Evropian / Këshillit të Evropës, "Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri" (SEJ III). Këto module synojnë t'i ofrojnë Shkollës së Magjistraturës një paketë të plotë për të ofruar trajnime të ngjashme në të ardhmen si në auditor dhe platforma online, si edhe për t'u përdorur individualisht nga magjistratët e interesuar dhe administratorët e gjykatave. Modulet do të zhvillohen më tej për të qenë gjithashtu pjesë e platformës HELP.

Duke adresuar eventin, Kreu i zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Jutta Gützkow, trajtoi përparimin e reformave në vazhdim në fushën e drejtësisë duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme që u ofrohet autoriteteve shqiptare nga BE dhe Këshilli i Evropës.

Në kontekstin e Kryesisë Greke të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Ambasadorjsa Greke në Shqipëri, SH.T.Z. Sophia Philippidou, theksoi rëndësinë e forcimit të efikasitetit të drejtësisë dhe institucioneve përkatëse për një demokraci funksionale dhe proceset e integrimit në BE.

Në fjalën e tij, drejtori i Shkollës së Magjistraturës vlerësoi mjetet dhe modulet e trajnimit të CEPEJ duke siguruar mbështetjen e plotë për trajnimet në lidhje me menaxhimin e gjykatës.

Pjesëmarrësit e shquar shprehën vlerësim të lartë për trajnime të tilla mbi mjetet dhe treguesit e CEPEJ, si dhe mbështetjen e aksionit SEJ III, veçanërisht në kushtet aktuale kur gjykatat përballen me ngarkesë pune dhe sfida shtesë për shkak të pandemisë COVID-19.

Aksioni SEJ III - "Përforcimi i Efikasitetit dhe Cilësisë së Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri", është pjesë e programit "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022", bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës.

 

 

Tiranë 4 nëntor 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page