Back Mbështjetje ndaj hartimit të kurriklës së trajnimit dhe manualit për regjimin individual të dënimeve

Mbështjetje ndaj hartimit të kurriklës së trajnimit dhe manualit për regjimin individual të dënimeve

Më 10-11 prill, Këshilli i Evropës mbështeti organizimn e takimit me grupin multidisiplinar të punës me qëllim hartimin e dokumentit mbi regjimin individual të të burgosurve bazuar në vlerësimin e riskut dhe nevojave të të burgosurve.

Gjithashtu, Këshilli i Evropës mbështeti hartimin e kurrikulave të trajnimit dhe manualin mbi regjimin individual të dënimit në përputhje me standartet dhe praktikat më të mira evropiane. Anëtarët e grupit morrën njohuri nëpërmjet rasteve të studimit duke rritur kapacitetet e tyre për ti ndarë këto njohuri me kolegë të tjerë gjithashtu.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës “Forcimi i të Drejtave të të burgosurve në Shqipëri”, pjesë e  Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.

 

Shqipëri 13 prill 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page