Back Suedia rikonfirmon bashkëpunimin edhe për dy vitet e ardhshme në fushën e edukimit për qytetari demokratike

Suedia rikonfirmon bashkëpunimin edhe për dy vitet e ardhshme në fushën e edukimit për qytetari demokratike

Frymëzues, me energji pozitive dhe shembuj motivues! Nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar Krrabë, në një vizitë në ambasadën suedeze, prezantuan disa nga aktivitetet e ndërmarra gjatë rrugëtimit katërvjeçar të projektit të Këshillit të Evropës Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri.

Gjatë takimit miqësor, të rinjtë u angazhuan në një diskutim të hapur mbi demokracinë, të drejtat e njeriut, edukimin mediatik dhe çështje mjedisore me Ambasadorin e Suedisë në Shqipëri, Niklas Ström, Kreun e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Giulia Re, dhe Petra Burcher, Shefe e Bashkëpunimit për Zhvillim, Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida).

Nëpërmjet disa punimeve artistike, që iu dhuruan përfaqësuesve të institucioneve, të rinjtë dhe të rejat ndanë edhe mbi nismat e tyre me synim trasmetimin e njohurve dhe vlerave thelbësore të kulturës demokratike tek bashkëmoshatarët dhe komunitetet e tyre.

Shkolla e Krrabës është ndër 75 shkollat pilot pjesë e rrjetit të shkollave demokratike dhe gjithëpërfshirëse krijuar në kuadër të projektit të Këshillit të Evropës Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri finacuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), që mbështeten duke promovuar edukimin gjithëpërfshirës, pajisjen e mësuesve me aftësi të reja dhe ndarjen e praktikave më të mira mes tyre.

Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe partneritetin e frytshëm me ambasadën suedeze, e cila rikonfirmoi bashkëpunimin me Këshillin e  Evropës edhe për dy vitet e ardhshme në fushën e edukimit për qytetari demokratike.

Projekti “Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri” punon ngushtësisht me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, dhe pëkushtohet për të sjellë ndryshim pozitiv në sektorin e edukimit në vend duke nxitur arsimin gjithëpërfshirës dhe cilësor në Shqipëri dhe forcimin e edukimit për qytetari dhe kulturë demokratike për të gjithë nxënësit.

 

 

Tiranë, Shqipëri 15 shkurt 2024
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page