Rrjeti i Mësuesve Profesionistë (TeacherNet) nisi dikutimin e hapur më 2 nëntor, në Durrës, aktivitet i krijuar në kuadër të projektit Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri.
Mësuesit e institucioneve të arsimit parauniversitar fokusuan diskutimet në mënyrën se si mund të integrohen më mirë kompetencat për kulturë demokratike në kurrikulën e arsimit të mesëm të ulët dhe të mesëm te lartë.
Pjesmarrëve ju prezantuan Modulet e Mësimit Online (LEMON) të krijuara nga Departamentit i Edukimit të Këshillit të Evropës, duke mundësuar përfshirjen e kurseve LEMON si pjesë e trajnimit të mësuesve dhe ndoshta kurrikulës së rregullt shkollore.
Projekti “Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri” zbatohet nga Këshilli i Evropës dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar.