Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian mbështesin kapacitetet e punonjësve gjinorë pranë bashkive të vendit në lidhje me konceptet kryesore që lidhen me orientimin seksual dhe identitetin gjinor në funksion të zbatimit efektiv të Planit Kombëtar të Veprimit për personat LGBTI në Republikën e Shqipërisë 2016-2020.
Në këtë kuadër, 30 nëpunës gjinorë, perfaqesues të 30 bashkive të Shqipërisë veriore dhe të mesme, u trajnuan për temën në fjalë dhe standartet praktike në zbatimin e Planit te Veprimit, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe organizata dhe aktivistë të njohur të komunitetit LGBTI.
Trajnimi synoi të rrisë ndërgjegjësimin dhe profesionalizmin e nëpunesve gjinor pranë njësive të qeverisjes vendore (NJQV), bazuar ne modelet dhe standartet e praktikave te mira nga vendi dhe Evropa. Ai do të adresojë të gjithë punonjësit gjinorë në të 61 bashkitë e Shqipërisë.
Aktivitetet u zhvilluan në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Parandalimi dhe Lufta kundër Diskriminimit mbi bazën e Orientimit Seksual dhe Identitetit Gjinor në Shqipëri”, pjesë e "Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”.