Back Trajnim i Trajnerëve mbi hartimin e politikave kundër bullizmit në shkolla në Shqipëri

@Shutterstock.com

@Shutterstock.com

Një Trajnim Trajnerësh do të forcojë njohuritë dhe aftësitë e 41 mësuesve nga 21 shkolla pilote në Shqipëri mbi hartimin e politikave kundër bullizmit. Këta mësues janë drejtues të ekipeve kundër bullizmit në shkolla dhe do t’i transmetojnë më tej këto njohuri tek kolegët e tyre. Si rezultat, mësues dhe punonjës të administratës së shkollës nga këto 21 shkolla pilote do të mund të hartojnë më mirë politikat kundër bullizmit në shkolla dhe Planet e Veprimit që do të adresojnë çështje të diskutueshme si bullizmi dhe ekstremizmi në shkolla.

Gjetjet e studimit Kombëtar mbi Bullizmin dhe Ekstremizmin në Sistemin Arsimor në Shqipëri (2017) treguan se, sipas mësuesve, nuk ka politika specifike kundër bullizmit në shkolla dhe si pasojë bullizmi nuk adresohet plotësisht nga mësuesit dhe stafi shkollor1.

Ky sesion trajnimi është hartuar që të plotësojë këto mungesa dhe të asistojë mësuesit në hartimin e këtyre politikave. Politikat e shkollës kundër bullizmit dhe Planet e Veprimit do të finalizohen nga 21 shkollat pilote deri në fund të qershorit 2018.

Ky event do të organizohet në kuadër të projektit “Lufta kundër bullizmit dhe ekstremizmit në sistemin arsimor në Shqipëri”, pjesë e Instrumentin Horizontal të Bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës.

 


1. Studim Kombëtar mbi Bullizmin dhe Ekstremismin në Sistemin Arsimor në Shqipëri

 

tiranë 16 shkurt 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page