Back Trajnimi mbi strategjitë e komunikimit për Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Avokatin e Popullit

Trajnimi mbi strategjitë e komunikimit për Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Avokatin e Popullit

Dy ekspertë të Këshillit të Evropës po trajnojnë stafin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi (Komisioneri) dhe Avokatit të Popullit mbi strategjitë e komunikimit dhe vizibilitetin gjatë datave 19-21 mars, në Tiranë.

Kursi ka për qëllim pajisja e stafit të Komisionerit dhe atë të Avokatit të Popullit me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të kryer aktivitete efektive të komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun. Trajnimi përfshin ndër të tjera edhe formulimin e planeve të  komunikimin strategjik dhe monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të tyre.

Kursi ofrohet në kuadër të Programit të përbashkët të të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës “Rritja e efikasitetit të sistemit shqiptar të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe anti-diskriminimit”.

 

 

 

tiranë 20 mars 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page