Back Trajnim për përmirësimin e sistemit të notifikimeve dhe shërbimit të dokumenteve ligjore

Mathieu Chardon, ekspert i Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ)

Mathieu Chardon, ekspert i Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ)

Eksperti i CEPEJ, z. Mathieu Chardon, udhëhoqi seancat e trajnimit më 19-20 shkurt 2018, për stafin gjyqësor të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranë, si dhe punonjësit e postës dhe përmbaruesit ligjor. Në këtë trajnim morën pjesë rreth 120 profesionistë. Qëllimi I trajnimit ishte prezantimi i masave për përmirësimin e sistemit të njoftimeve dhe shërbimit të dokumenteve gjyqësore si dhe kërkimi i harmonizimit të praktikave në dritën e legjislacionit të ri të procedurës civile dhe penale. Tre gjyqtarë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë u ftuan të ndajnë përvojat e tyre konkrete rreth sfidave të veçanta dhe të përditshme. Për t'i adresuar këto, z. Chardon paraqiti shembujt e praktikave të mira europiane dhe jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në lidhje me vlefshmërinë e njoftimeve gjyqësore. Një raport me propozime dhe rekomandime për përmirësimin e sistemit aktual do të ndahet së shpejti me autoritetet shqiptare.

Ky aktivitet u mbajt nën projektin “Forcimi i Efikasisetit dhe Cilësisë së Sistemit Gjyqësor në Shqipëri - SEJ II", i cili po zbatohet në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës të titulluar "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë", i bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës dhe i zbatuar nga Këshilli i Europës.

 

 

tiranë 22 shkurt 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page