Këshilli i Evropës po ndihmon sistemin penitenciar shqiptar në procesin e ofrimit për herë të parë të terapisë mbi traumat për gratë e dënuara. Kjo terapi promovon rikuperimin emocional duke njohur faktorët nxitës dhe shenjat e traumës, si dhe duke u bazuar në një qasje motivuese për të parandaluar ri-traumatizimin.
Në këtë këndvështrim, ekspertëve të Këshillit të Evropës krye një vizitë në IEVP-në “Pojskë” pranë Pogradecit, me qëllim vlerësimin e situatës dhe parakushteve për pilotimin e programit të trajtimit. Gjatë kësaj vizite u zhvillua një diskutim i hapur me gratë e dënuara për të kuptuar vullnetin e tyre për të marrë pjesë në program.
Takimi u pasua nga një seancë trajnimi në Tiranë me personelin psiko-social të IEVP Pojskë, psikologët e Qëndrës Spitalore të Burgjeve dhe përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Trajnimi mbuloi parimet kryesore të rikuperimit emocional post-traumatik dhe menaxhimin e faktorëve nxitës të traumës në një mjedis burgu. Një fokus i veçantë u vendos në demonstrimin e terapisë në grup dhe testimin e të gjitha seancave të programit të trajtimit të traumës.
Aktivitetet u kryen në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndirmor dhe Turqinë- Faza III, dhe veçanërisht si pjesë e projektit Forcimi i Mbrojtjes së Drejtave të të Dënuarve në Shqipëri.