Back Përdorimi i menaxhimit modern të burimeve njerëzore për ndërtimin e mirëqeverisjes në nivel vendor

Përdorimi i menaxhimit modern të burimeve njerëzore për ndërtimin e mirëqeverisjes në nivel vendor

Menaxhimi modern dhe efektive i burimeve njerëzore është një gurthemeli në ndërtimin e mirëqeverisjes në nivel vendor. Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil ka si objektiv të fuqizojë menaxherët vendorë të burimeve njerëzore për të promovuar praktika uniforme dhe struktura të qëndrueshme në nivel vendor, si mjet për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët.

Reforma në administratën publike dhe ajo administrative e territoriale, në vitet e fundit, kanë ndryshuar fytyrën e administratës publike në Shqipëri. Këshilli i Evropës, me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, bashkëpunoi me Komisionerin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, duke ftuar mbi 100 përfaqësues të autoriteteve vendore për të diskutuar se si të zhvillojnë struktura organizative efektive, të miratojnë përshkrimet e standardizuara të punës, të zbatojnë procedura transparente rekrutimi dhe të sigurojnë interpretimin e harmonizuar të Ligjit për Statusin e Nëpunësit Civil.

Të gjithë pjesëmarrësit qenë dakord se përdorimi efektiv i burimeve njerëzore në nivel vendor është hapi i parë në respektimin e 12 parimeve te mirëqeverisjes. Një politikë e hapur dhe transparente e menaxhimit të burimeve njerëzore, që i përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe që respekton sundimin e ligjit, mund të kontribuojë në qëndrueshmërinë dhe orientimin afatgjatë të autoriteteve vendore, duke ofruar shërbime publike efikase dhe inovative nga zyrtarë kompetentë dhe të përgjegjshëm.

Ky seminar (Tiranë, 7 qershor 2018) u organizua në kuadër të projektit Fuqizimi i Strukturave të Qeverisjes Vendore në Shqipëri, i zbatuar nga Qendra e Ekspertizës së Këshillit të Evropës, me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim. Si vazhdim i këtij aktiviteti, Këshilli i Evropës do të mbështesë Komisionerin në zhvillimin e mjeteve të reja të menaxhimit të burimeve njerëzore në bashki pilote, që më tej, mund të përdoren nga të gjithë bashkitë e tjera dhe të transferohen në portalin e ndërveprimit të administratës publike, i cili po përgatitet për të mbështetur menaxhimin e burimeve njerëzore në nivelin vendor.

 

 

Tiranë 8 qershor 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page