Back YOU(th) talk #3: Dezinformimi, gazetaria etike dhe angazhimi qytetar

YOU(th) talk #3: Dezinformimi, gazetaria etike dhe angazhimi qytetar

70 të rinj, përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile, universitete, parlamenti rinor dhe media diskutuan mbi sfidat e sotme të dezinformimit dhe ndikimi i tij në lirinë e shprehjes gjatë aktivitetit të tretë dhe të fundit You(th) talk të organizuar në 31 mars, në Tiranë. Aktiviteti, i mbështetur nga projekti Liria e Shprehjes dhe e Medias në Shqipëri (JUFREX), pjesë e programit "Instrumenti Horizontal" i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, ishte pjesë e një serie webinaresh tematikë të titulluar You(th) talk, u organizuar nga Zyra e Këshillit  të Evropës në Tiranë, në partneritet me Ambasadën Gjermane në Tiranë dhe Kongresin Kombëtar të Rinisë, në kuadrin e Kryesisë gjermane të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës (nëntor 2020 - maj 2021).

Diplomatët e lartë, drejtues të institucioneve të pavarura, ekspertë dhe aktivistë diskutuan me të rinjtë mbi rëndësinë e shkrim-leximit në media, instrumentet e kontrollit të fakteve, transparencën e institucioneve publike, standardet etike profesionale dhe angazhimin civil për të luftuar në mënyrë efektive dezinformimin. Të rinjtë patën mundësinë të mësojnë rreth standardeve, programeve, mjeteve dhe iniciativave të ndryshme evropiane që synojnë promovimin e lirisë së shprehjes, standardeve etike gazetareske, lirisë dhe shkrim-leximit në medias në Shqipëri. Diskutimet ndërvepruese dhe shembujt konkretë rritën perspektivën e të rinjve mbi mjetet ekzistuese dhe si të fuqizohen në luftën kundër dezinformimit.

Nuk patët mundësi ta ndiqnit?
Klikoni këtu për ta shikuar https://bit.ly/2PplOJ9 YOU(th) talk # 3: Dezinformimi, gazetaria etike dhe angazhimi qytetar

 

 

 

Tiranë 1 prill 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page