Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës do të mbajë takimin e tij tremujor për të mbikëqyrur ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strazburg nga data 7 deri më 9 mars.
Rastet e propozuara për shqyrtim të hollësishëm kanë të bëjnë me Shqipërinë, Azerbajxhanin, Bullgarinë, Finlandën, Francën, Gjeorgjinë, Greqinë, Hungarinë, Italinë, Republikën e Moldavisë, Poloninë, Rumaninë, Federatën Ruse, Republikën Sllovake, Turqinë, Ukrainën dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Vendimet e marra nga Komiteti i Ministrave gjatë takimit do të publikohen në faqen e internetit të Këshillit të Evropës të premten më 10 mars. Sipas nenit 46 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë të detyrueshme për shtetet në fjalë.
Komiteti i Ministrave mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve në bazë të informacionit të dhënë nga autoritetet kombëtare, aplikantët, OJQ-të, Institucionet Kombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe palë të tjera të interesuara.
Njoftimi për shtyp
Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejta e Njeriut (anglisht)
Dokumente të takimit (anglisht)
Video mbi procesin e mbikqyrjes (edhe ne shqip - shiko listën e shteteve)
Fletë informative mbi ekzekutimin e vendimeve të GJEDNJ-së sipas Shtetit dhe tematikës (anglisht)