Rritja e Efektivitetit të Sistemit Shqiptar të Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut dhe Anti-diskriminimit
Programi financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Këshilli i Evropës.
Kohëzgjatja: 24 muaj
Buxheti: 1,650,000 Euro
Objektivi i përgjithshëm:
Programi do të kontribuojë për një mbrojtje më të mirë të të drejtave të njeriut dhe për ndalimin e diskriminimit në Shqipëri.
Objektivat specifike:
Gjatë projektit do të forcohen kapacitetet e institucioneve të të Drejtave të Njeriut (HR) dhe të Anti-diskriminimit (AD) dhe do të përmirësohen mënyrat e koordinimit të tyre, me qëllim që të vihen në zbatim dhe të monitorohen me efektivitet dhe efikasitet legjislacioni dhe politikat për anti-diskriminimin. Përveç kësaj do të rritet ndërgjegjësimi i publikut të gjerë dhe i grupeve të synuara specifike mbi aspektet kryesore të politikës së anti-diskriminimit.
Rezultatet e pritshme:
- Koordinim të përmirësuar i institucioneve dhe politikave për të Drejtat e Njeriut dhe Anti-diskriminimin;
- Kapacitete administrative / profesionale dhe efikasitet i përmirësuar i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) dhe i zyrës së Avokatit të Popullit për të vënë në zbatim dhe monitoruar me efikasitet ligjin dhe politikat për anti-diskriminimin;
- Nivel i rritur i ndërgjegjësimit të publikut të gjerë dhe i grupeve të synuara specifike mbi aspektet kryesore të politikës së anti-diskriminimit.
Partnerët e Programit:
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokati i Popullit dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Gjatë gjithë periudhës së implementimit të tij projekti do të bashkëpunojnë ngushtësisht me institucione të tjera, me gjykatat e rretheve, njësitë e qeverisjes vendore, organizata jo-qeveritare dhe ndër-qeveritare ndërkombëtare dhe vendase, me operatorët e medias dhe palët e interesuara nga sektori privat.
Aktivitetet kryesore të projektit përfshijnë:
- Analizë e sistemit të të Drejtave të Njeriut dhe Anti-diskriminimit në Shqipëri; identifikimi i mangësive/të metave, mungesës së rezultateve, mungesës së koherencës dhe të sinkronizimit, bllokimeve, mbivendosjeve, etj;
- Mbështetje në implementimin e gjetjeve dhe rekomandimeve përkatëse në nivel politik dhe institucional, me qëllim zbatimin efektiv të legjislacionit mbi të Drejtat e Njeriut dhe Anti-Diskriminimin;
- Përmirësim i mëtejshëm i organizimit institucional dhe koordinimit midis institucioneve të të Drejtave të Njeriut dhe Anti-diskriminimit në Shqipëri, (si p.sh. Avokatit të Popullit dhe KMD-së);
- Rritje e kapaciteteve dhe të mbulimit nga KMD dhe nga Avokati i Popullit nëpërmjet trajnimeve të specializuara dhe mbështetjes në terren, me qëllim shtimin e efikasitetit në trajtimin e çështjeve;
- Rritje e kapaciteteve të monitorimit dhe raportimit të KMD-së, Avokatit të Popullit, si dhe të aftësisë së tyre për të hartuar strategji dhe plane veprimi në nivel kombëtar;
- Zhvillimi i ekspertizës dhe kapaciteteve të personelit të KMD-së dhe të Avokatit të Popullit;
- Krijimi / forcimi i një baze të dhënash elektronike dhe një sistemi elektronik të menaxhimit të çështjeve për KMD-në;
- Ofrimi i mbështetjes për hartimin dhe implementimin e masave parandaluese në bashki pilot me një numër të lartë të rasteve të diskriminimit; nëpërmjet krijimit të 3 qendrave pilot;
- Mbështetje për implementimin e strategjisë së komunikimit të KMD-së;
- Zhvillimi i një programi trajnimi mbi zbatimin e ligjit dhe politikave për Anti-diskriminimin, të përshtatur për përfaqësuesit e Ministrive, Policisë, gjykatave, njësive të qeverisjes vendore dhe palëve të interesit në sektorin privat;
- Përmirësimi i besimit të publikut në efikasitetin e mekanizmit të ankesave për rastet e diskriminimit, nëpërmjet bërjes publike të rezultateve të punës të KMD-së dhe të Avokatit të Popullit;
- Fushatë ndërgjegjësimi mbi domethënien dhe ndalimin e diskriminimit dhe mbi procedurën ekzistuese të ankimimit.
Metodologjia dhe vlera e shtuar:
Projekti do të përdorë një shumicë metodash të krijuara dhe të provuara nga Këshilli i Evropës për zhvillimin e kapaciteteve dhe rritjen e ndërgjegjësimit në të gjitha shtetet anëtare. Për aktivitetet e trajnimit projekti do të mbështetet gjerësisht në Programin Evropian për Edukimin mbi të Drejtat e Njeriut për Profesionistët Ligjorë (Programi HELP). Programi HELP mbështet shtetet anëtare të Këshillit të Evropës në implementimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) në nivel kombëtar, në përputhje me Rekomandimin e Komitetit të Ministrave (2004)4, Deklaratën e Interlaken të vitit 2010, dhe Deklaratën e Brajton të vitit 2012. Kjo realizohet duke rritur kapacitetet e gjyqtarëve, avokatëve dhe prokurorëve në të 47 vendet që aplikojnë KEDNJ në punën e tyre të përditëshme.
Planifikohet që veprimtaria e projektit t’u përgjigjet nevojave të partnerëve dhe të rregullojë të metat në mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, të identifikuara nga organet ligjore dhe motnitoruese të KiE. Nëpërmjet kombinimit të aftësisë për vendosjen e standardeve, monitorimit dhe bashkëpunimit, Këshilli i Evropës është në gjendje të ofrojë mbështetje efektive për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe ndalimin e Anti-diskriminimit në mënyrë të gjithanshme e të plotë.
Kjo faqe interneti është prodhuar duke përdorur fonde të një projekti të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu në asnjë rast nuk mund të konsiderohen si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian.