Back Workshop mbi Paketën Burimore dhe Trajnim i Trajnerëve për udhëheqësit e ekipeve kundër bullizmit në shkollat pilot

Workshop mbi Paketën Burimore dhe Trajnim i Trajnerëve për udhëheqësit e ekipeve kundër bullizmit në shkollat pilot

Më 18-21 Korrik 2017, projekti i përbashkët i Instrumentit Horizontal të BE/KiE-së “Lufta kundër bullizmit dhe ekstremizmit në sistemin arsimor në Shqipëri” organizoi një trajnim katër ditor në Durrës, Shqipëri, më qëllim prezantimin tek trajnuesit lokal dhe mësuesit e 21 shkollave pilot të paketës burimore mbi bullizmin dhe ekstremizmin.

Paketa burimore është përpunuar mbi bazën e publikimeve të Këshillit të Evropës të tilla si “Mësimdhënia mbi çështje kundërshtuese”, “Kompetencat për një Kulturë Demokratike”, “Mësimdhënie mbi Demokracinë”, “Shenjëzues” dhe “Të gjithë të njëjtë – të gjithë të ndryshëm”.

Ekspertët ndërkombëtarë të Këshillit të Evropës i prezantuan paketën burimore 13 trajnuesëve lokal, përgjegjes për shkollat pilot, të cilët i përshtatën kurrikulat e trajnimit për t’u kryer në shkollat e tyre përkatëse gjatë periudhës Shtator – Nëntor 2017.

Ndërkohë, 42 mësues nga 21 shkollat pilot në Shqipëri u trajnuan mbi konceptet, format dhe pasojat e bullizmit dhe ekstremizmit, përfshirjen e prindërve dhe të komunitetit, pjesëmarrjen, komunikimin konstruktiv dhe përgatitjen e politikave kundër bullizmit në shkollë. Njohuritë e marra nga mësuesit do të përçohen më tej tek kolegët e tyre përmes një sesioni të trajnimit të trajnerëve.

Si rezultat i këtij trajnimi, mësuesit dhe stafi i administratës shkollore do të jetë në gjëndje të bëjë përmirësime domëthënëse në trajtimin e çështjeve  kundërshtuese si bullizmi dhe ekstremizmi në shkolla.

 

Shqipëri 24 korrik 2017
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

Këshilli i Evropës ndihmon në rritjen e mbrojtjes të të drejtave të grupeve vulnerabël nëpërmjet aplikimit të qasjes anti-diskriminuese në sistemin arsimor formal në Shqipëri, duke u bazuar në standartet dhe praktikat e Këshillit të Evropës. Ky projekt zbatohet në bashkëpunim të ngushtë dhe në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Gjithashtu, ky projekt do të përfshijë një grup më të gjërë partnerësh kombëtar dhe grupe interesi, institute të kërkimit dhe politikave arsimore, shkollat e përzgjedhura pilot, komunitetet lokale, media dhe OJF, institucione trajnuese dhe organizata rinore.

Projekti bashkë financohet nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës si një pjesë e Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (Instrumenti Horizontal), i Bashkimit Evropian – Këshillit të Evropës, si dhe zbatohet nga Departamenti i Edukimit i Këshillit të Evropës në bashkëpunim me Zyrën e Këshillit të Evropës në Tiranë.

Instrumenti Horizontal ofron asistencë teknike dhe ekspertizë në fushat e sigurimit të drejtësisë, luftës kundër korrupsionit, krimit ekonomik dhe pastrimit të parave, promovimit të lirisë së shprehjes e informacionit si dhe promovimit të anti-diskriminimit dhe mbrojtjes të të drejtave të grupeve vulnerabël, me qëllim të asistojë autoritetet në zbatimin e rekomandimeve kyçe të institucioneve përkatëse të Këshillit të Evropës, sipas prioriteteve të vëna në kuadër të negociatave të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Kohëzgjatja e këtij projekti është 32 muaj dhe pritet të përfundojë me datë 31 Janar 2019, me një buxhet total prej 600,000 Euro.

 

Rezultatet e pritura të projektit

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të gjejë mjetet efektive për të luftuar bullizmin dhe ekstremizmin në sistemin arsimor në Shqipëri, në përputhje me standartet e Këshillit të Evropës. Objektivi i parë specifik është mbështetja e institucioneve përkatëse për të krijuar një ambjent të sigurtë studimi nëpërmjet luftës kundër bullizmit dhe ekstremizmit në sistemin arsimor. Ky objektiv specifik do të përmbushet përmes arritjes të rezultateve të mëposhtme:

  • Shkollat pilot kanë zhvilluar dhe kanë filluar të aplikojnë mekanizma për të parandaluar bullizmin dhe për t’ju përgjigjur sfidës ideologjike të ekstremizmit.
  • Nxënësit përjetojnë nga një mjedis mësimor i sigurt dhe mbështetës.
  • Vlerat morale të gjithpërfshirjes dhe respektit mësohen si pjesë e kulturës të shkollës.

Objektivi i dytë specifik është përmirësimi i aftësive edukative të profesionistëve duke rritur njohuritë dhe kompetencat se si të parandalojnë dhe si të merren me rastet e bullizmit dhe ekstremizmit. Ky objektiv specifik do të përmbushet përmes arritjes të rezultateve të mëposhtme:

  • Njohuritë mbi bullizmin përmirësohen përmes hartimit të materialeve për shkollat në përputhje me të dhënat e dala nga studime dhe përvojat më të mira.
  • Kapaciteti i mësuesve dhe menaxhimit të shkollave për t’u marrë me çështje kontraverse, bullizmi dhe ekstremizmi, rritet përmes krijimit të një pakete materialesh burimore.
  • Profesionistët e edukimit janë të vetëdijshëm për çështjen si rezultat i organizimit të seancave trajnuese, tryezave të rrumbullakëta, workshope, konferenca, aktivitete të rritjes së ndërgjegjësimit dhe një vizitë studimore për shkëmbim përvojash.

Objektivi i tretë specifik është rritja e ndërgjegjësimit mbi çfarë është bullizmi, si ndikon tek fëmijët, cilat janë pasojat e tij dhe si të parandalohet. Ky objektiv specifik do të përmbushet përmes arritjes të rezultateve të mëposhtme:

  • Rritje e ndërgjegjësimit dhe njohuri shtesë në shkollë, komunitet dhe nivel qendror mbi pasojat e bullizmit dhe ekstremizmit në sistemin arsimor.

 

Kjo faqe interneti është prodhuar duke përdorur fonde të një projekti të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu në asnjë rast nuk mund të konsiderohen si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian.