Back Komiteti anti-torturë i Këshillit të Evropës publikon raportin për Shqipërinë

Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor ose Poshtërues (KPT) ka publikuar raportin e tij për vizitën e majit 2023 në Shqipëri.

Objektivi kryesor i vizitës së KPT-së në Shqipëri në vitin 2023 ishte rishikimi i trajtimit dhe kushteve të paraburgimit të personave të mbajtur në paraburgim policor dhe në burgje. Në fokusin e vizitës ishte gjithashtu edhe situata e pacientëve psikiatrikë dhe e të burgosurve me çrregullime mendore. Delegacioni i KPT-së shqyrtoi gjithashtu, për herë të parë në Shqipëri që nga viti 2000, trajtimin e të strehuarve me aftësi të kufizuara intelektuale në institucionet e kujdesit social.

Gjetjet e vizitës së vitit 2023 sugjerojnë se, megjithëse tendenca pozitive e vërejtur gjatë vizitave më të fundit të KPT-së në Shqipëri për sa i përket trajtimit të personave të ndaluar nga policia duket se ruhet, kërkohet ende veprime të tjera plotësuese për të çrrënjosur keqtrajtimin nga ana e policisë.

Përsa i përket burgjeve, kushtet materiale në paraburgim mbetën përgjithësisht të kënaqshme në njësitë e zakonshme akomoduese në IEVP-të e Fierit dhe të Peqinit. Nga ana tjeter, ambientet e IEVP-së të Tepelenës ishin të lëna pas dore. Situata u rëndua nga fakti se një numër i të burgosurve po mbaheshin në ambjente me hapësirë shumë të kufizuar në momentin e vizitës, ku qelitë ofronin më pak se 3 m2 hapësirë banimi për person. Për sa i përket ofrimit të kujdesit shëndetësor për të dënuarit, bëhen rekomandime, ndër të tjera për të përforcuar burimet e personelit shëndetësor në IEVP-të e Fierit dhe të Peqinit, për të mundësuar vizita të rregullta nga një psikiatër në shumicën e IEVP-vë të vizituara dhe për të përforcuar ofrimin e kujdesit psikologjik për të dënuarit. Në veçanti, nga vizita u zbulua se njësitë e kujdesit të veçantë ("SKV") në IEVP-të e Fierit dhe të Peqinit, të cilat ishin të destinuara kryesisht për të dënuarit me çrregullime mendore, nuk përfitonin nga kujdesi i duhur psikiatrik dhe nuk ishin të pajisura me profesionistë të tjerë të kualifikuar, çka rezultoi se nuk qe realizuar asnjë aktivitet terapeutik apo profesional për pacientët.

Gjatë viteve, KPT-ja ka shprehur shqetësime të mëdha në lidhje me kushtet në paraburgim dhe trajtimin e të paraburgosurve ndaj të cilëve është vendosur ose një masë trajtimi i detyrueshëm i urdhëruar nga gjykata, sipas nenit 46 të Kodit Penal, ose vendosja e përkohshme në një institucion psikiatrik (neni 239 i Kodit të Procedurës Penale). Pavarësisht përmirësimeve të dukshme të bëra në Spitalin e Burgut të Tiranës që nga vizita e mëparshme e KPT-së në vitin 2021, për shkak të strukturës së saj penitenciare, KPT-ja vazhdon të konsiderojë se kushtet e jetesës që u ofrohen pacientëve mbeten të papërshtatshme. Për sa i përket ambientit të përkohshëm në IEVP-në e Lezhës, ku strehohen pacientë psikiatrik meshkuj, të paraburgosur më herët në IEVP-në Zaharia në Krujë, mbipopullimi, mungesa e personelit mjekësor dhe terapeutik dhe ndërtesa e papërshtatshme do të kishin zhbërë pjesën më të madhe, për të mos thënë të gjithë, të çfarëdo kontributi pozitiv që mund të ishte bërë që nga transferimi në vitin 2021. Më tej, KPT paralajmëroi se nëse numri i pacientëve të mbajtur në objektin e përkohshëm vazhdon të rritet, kushtet e jetesës mund të degradojnë lehtësisht aq sa të mund të konsiderohen trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues.

Delegacioni i KPT-së vizitoi Qendrat e Zhvillimit në Durrës dhe Shkodër. Ndërsa Qendra e Zhvillimit të Durrësit ishte në një gjendje riparimi të arsyeshme, Qendra e Shkodrës ishte në gjendje të keqe, me dëmtime të mëdha nga uji për shkak të rrjedhjes së tubave të banjës, duke rezultuar në mure të mbuluara pjesërisht me myk të gjelbër të ndezur dhe të zi. Mangësitë strukturore në të dyja qendrat, duke përfshirë numri i ulët i kujdestarëve dhe kushtet e vështira të jetesës (duke çuar në dhoma të përziera gjinore dhe vendosjen e të miturve së bashku me të rriturit) rezultuan në një nivel mbikëqyrjeje nga ana e personelit të papajtueshëm me shkallën e rëndë të aftësisë së kufizuar, si fizike ashtu edhe intelektuale, të disa prej banorëve dhe vigjilencën e nevojshme për të parandaluar dhunën. Në të dy institucionet ishin bërë përpjekje për të ruajtur një regjim me një program të strukturuar. Megjithatë, në të dyja qendrat ofroheshin një gamë e kufizuar aktivitetesh profesionale, rehabilituese dhe rekreative.

Raporti është bërë publik sipas një procedure publikimi automatike të miratuar nga autoritetet shqiptare.


Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor ose Poshtërues (CPT) viziton vendet e paraburgimit në palët e Konventës Evropiane për Parandalimin e Torturës me qëllim që të vlerësojë se si trajtohen personat e privuar nga liria me qëllim që të forcojë, nëse është e nevojshme, mbrojtjen e këtyre personave nga tortura dhe nga trajtimi ose dënimi çnjerëzor ose poshtërues. Këto vende përfshijnë burgjet, qendrat e paraburgimit për të mitur, komisariatet e policisë, qendrat e mbajtjes për të ndaluarit e imigracionit, spitalet psikiatrike dhe shtëpitë e kujdesit social. Pas çdo vizite, KPT-ja i transmeton qeverisë në fjalë një raport që përmban gjetjet dhe rekomandimet e saj.

Strazburg 12 janar 2024
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Evropës më 13 korrik 1995. Pas anëtarësimit të saj, një prani e Këshillit të Evropës e kryesuar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës u krijua në Shqipëri dhe u pasua, në qershor 2003, nga krijimi i Zyrës së Informacionit të Këshillit të Evropës. Që nga janari 2011, një zyrë e Këshillit të Evropës në Tiranë është ngritur si një formë e re institucionale e bashkëpunimit.

Si përfaqësuese i Sekretarit të Përgjithshëm në Shqipëri, Zyra punon për të promovuar vlerat dhe standardet e Këshillit të Evropës në lidhje me të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë. Ajo lehtëson bashkëpunimin efektiv midis organeve të ndryshme të Këshillit të Evropës të vendosura në selinë e tij në Strasburg dhe institucioneve partnere vendase dhe ndërkombëtare në Shqipëri.

Këshilli i Evropës ia ka kushtuar punën e saj në Shqipëri ndihmesës së autoriteteve shqiptare që të vazhdojnë të sjellin legjislacionin shqiptar, praktikat e tij institucionale dhe politikat në përputhje të plotë me detyrimet e saj që rrjedhin nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut
hyrja në godinë

Aksesi në godinë për personat me aftësi të kufizuara është i mundur përmes një platforme të lëvizshme.

Telefononi në nr. 04 45 40 201 për të organizuar hyrjen në godinë.

instrument Asistence

Kontakte

 +355 4 45 40 201

E-mail

NA NDIQNI