Back Tryezë e rrumbullakët mbi vlerësimin e gjyqtarëve

Tryezë e rrumbullakët mbi vlerësimin e gjyqtarëve

Në kuadër të projektit të përbashkët “Mbështetje për Efikasitetin e Drejtësisë – SEJ”, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, një tryezë e rrumbullakët u mbajt sot në Tiranë për të paraqitur raportin mbi vlerësimin individual të gjyqtarëve në Shqipëri. Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me EURALIUS IV.

Raporti i paraqitur është rezultat i një pune kërkimore të gjithanshme, i intervistave dhe diskutimeve me gjyqtarë shqiptarë, me autoritetet kombëtare dhe organizatat ndërkombëtare. Ai ofron një analizë të sistemit aktual në Shqipëri, në dritën e standarteve ndërkombëtare dhe sistemeve të vlerësimit të vlerësuara në vendet e tjera anëtare të Këshillit të Evropës, dhe bën rekomandime se si të përmirësohet sistemi, në përputhje me Opinionit nr. 17 (2014) të Këshillit Konsultativë te Gjyqtarëve Evropianë mbi vlerësimin e punës së gjyqtarëve, cilësinë e drejtësisë dhe respektin për pavarësinë e gjyqësorit. 

Tirana 30/01/2015
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Evropës më 13 korrik 1995. Pas anëtarësimit të saj, një prani e Këshillit të Evropës e kryesuar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës u krijua në Shqipëri dhe u pasua, në qershor 2003, nga krijimi i Zyrës së Informacionit të Këshillit të Evropës. Që nga janari 2011, një zyrë e Këshillit të Evropës në Tiranë është ngritur si një formë e re institucionale e bashkëpunimit.

Si përfaqësuese i Sekretarit të Përgjithshëm në Shqipëri, Zyra punon për të promovuar vlerat dhe standardet e Këshillit të Evropës në lidhje me të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë. Ajo lehtëson bashkëpunimin efektiv midis organeve të ndryshme të Këshillit të Evropës të vendosura në selinë e tij në Strasburg dhe institucioneve partnere vendase dhe ndërkombëtare në Shqipëri.

Këshilli i Evropës ia ka kushtuar punën e saj në Shqipëri ndihmesës së autoriteteve shqiptare që të vazhdojnë të sjellin legjislacionin shqiptar, praktikat e tij institucionale dhe politikat në përputhje të plotë me detyrimet e saj që rrjedhin nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut
hyrja në godinë

Aksesi në godinë për personat me aftësi të kufizuara është i mundur përmes një platforme të lëvizshme.

Telefononi në nr. 04 45 40 201 për të organizuar hyrjen në godinë.

instrument Asistence

Kontakte

 +355 4 45 40 201

E-mail

NA NDIQNI