Back Publikohet udhëzuesi i ri mbi jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese Shqiptare mbi të drejtën e pronësisë për profesionistët ligjorë

Publikohet udhëzuesi i ri mbi jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese Shqiptare mbi të drejtën e pronësisë për profesionistët ligjorë

Materiali më i fundit burimor për profesionistët ligjorë mbi praktikën gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për të drejtat e pronësisë, është publikuar në gjuhën shqipe. Ky udhëzues synon të përmirësojë kuptimin dhe zbatimin e të drejtave të pronësisë në Shqipëri, në përputhje me standardet e përcaktuara nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Udhëzuesi synon të informojë mbi vendimet kryesore të Gjykatës Kushtetuese që nga fillimi i krijimit të saj e deri më tani, duke përcaktuar parime udhëzuese mbi legjislacionin në fuqi. Ky material nxjerr në pah vendimet kryesore dhe parimet ligjore, duke ofruar njohuri mbi mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të pronësisë në Shqipëri përgjatë gjithë periudhës kohore përkatëse. Materiali përmban një analizë të detajuar të rasteve të rëndësishme, e vendos praktikën gjyqësore kombëtare brenda kornizës më të gjerë evropiane të të drejtave të njeriut dhe vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), si dhe shërben si një mjet praktik për praktikuesit e së drejtës në terren, studiuesit dhe studentët.

Botimi është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtës së pronës dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ në Shqipëri (D-REX III)”, në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”.

 

 

 -  UDHËRRËFYES PËR TË DREJTËN E PRONËS SIPAS JURISPRUDENCËS SË GJYKATËS KUSHTETUESE

Albania 29 July 2024
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page