Projekti Mbrojtja e të drejtës së pronës dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ-së në Shqipëri (D-REX III) u hartua për të fuqizuar qytetarët shqiptarë dhe përmirësuar aftësitë e tyre në kërkimin dhe mbrojtjen e të drejtave veçanërisht atyre që lidhen me pronën. Ky projekt mbështet institucionet shqiptare që garantojnë zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duke kontribuar në një respektim më të madh të të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Projekti zbatohet në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë që zgjat nga viti 2023 deri më 31 dhjetor 2026.

Cili është qëllimi dhe objektivat e projektit?

Objektivi kryesor i projektit është të kontribojë në garantimin dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve në Shqipërisë nëpërmjet përmirësimit të kapaciteteve të brendshme për të zbatuar të drejtat pronësore dhe për të ekzekutuar vendimet përkatëse të GJEDNJ-së.

Për të arritur këtë, projekti do të nxisë si bashkëpunimin ashtu edhe një qasje më të harmonizuar në zbatimin efektiv të mjeteve të brendshme juridike për ekzekutimin e vendimeve të GJEDNJ-së. Në të njëjtën kohë, do të mbështesë autoritetet në përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit në fushën e të drejtave të pronës me standardet e GJEDNJ-së dhe për të kontribuar në zbatimin uniform të tij nga aktorët vendas. Më e rëndësishmja, projekti synon të kontribuojë në forcimin e sigurisë juridike për qytetarët në Shqipëri nëpërmjet edukimit ligjor dhe fushatave ndërgjegjësuese të publikut.

Kush përfiton nga projekti?

  • Institucionet publike si Avokati i Shtetit, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese, gjykatat në përgjithësi, Ministria e Drejtësisë, Agjencia e Trajtimit të Pronës, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, njësitë e qeverisjes vendore etj., që do të përfitojnë nga asistenca teknike e specializuar dhe aktivitetet për rritjen e kapaciteteve.
  • Qytetarët shqiptarë të cilët përballen me problematika në çështjet e pronave që do të përfitojnë nga projekti njohuri dhe mjete për të mbrojtur dhe zbatuar më mirë të drejtat e tyre, kjo nëpërmjet përmirësimit të mekanizmave ligjorë dhe ekzekutimit efektiv të vendimeve të GJEDNJ-së.
  • Profesionistët shqiptarë të drejtësisë dhe ligjit do të përfitojnë nga projekti një akses më të madh në trajnime dhe burime informacioni që përmirësojnë aftësinë e tyre për të trajtuar çështjet e të drejtave të pronës dhe ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ-së.

Si funksionon projekti?

Duke u mbështetur në progresin e arritur në kuadër të fazave të mëparshme të Programit të Instrumentit Horizontal, projekti do të ndihmojë autoritetet në zgjidhjen e problemeve të vazhdueshme strukturore që lidhen me mbrojtjen e të drejtës së pronës dhe ekzekutimin e vendimeve të GJEDNJ-së. Së pari, do t'i trajtojë këto çështje nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit mes autoriteteve përkatëse, duke përqendruar përpjekjet në forcimin e rolit të Avokatit të Shtetit, me synimin për të parandaluar shkeljet e ardhshme dhe forcimin e sistemit të brendshëm të mjeteve juridike. Gjithashtu, do të ndihmojë autoritetet në plotësimin dhe përafrimin më të plotë të legjislacionit në fushën e pronës me standardet e GJEDNJ-së, dhe veçanërisht profesionistët ligjorë në adoptimin e një qasjeje uniforme dhe konsistente gjatë zbatimit të legjislacionit.

Zbatimi i projektit do të bazohet në një kombinim të aktiviteteve konkrete të përshtatura dhe të orjentuara nga kërkesa, duke përfshirë këshilla dhe ekspertizë, rekomandime thelbësore metodologjike, monitorim të zbatimit, aktivitete për ndërtimin e kapaciteteve, aktivitete ndërgjegjësuese dhe ndjekje të mëtejshme.

Çfarë presim të arrijmë?

  • Institucionet publike punojnë së bashku dhe ndërmarrin një qasje më të harmonizuar në procesin e ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;
  • Legjislacioni i brendshëm në fushën e të drejtës së pronës është përafruar më tej me standardet e GJEDNJ-së dhe zbatohet me efikasitet nga autoritet zbatuese;
  • Qytetarët, duke përfshirë grupet vulnerabël, janë më të informuar për të drejtat e tyre dhe si t'i pretendojnë ato.

Sa është buxheti i projektit?

Buxheti total i projektit është 900 000 Euro.

Buxheti i alokuar për programin e përgjithshëm të Instrumentit Horizontal arrin në rreth. 41 milionë euro (85% financuar nga Bashkimi Evropian, 15% nga Këshilli i Evropës).

Si të merrni më shumë informacion?

Rreth Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë

Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë është një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe e Këshillit të Evropës që u mundëson përfituesve nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia të përmbushin axhendat e tyre në fushën e të drejtave të njeriut, shtetit të së drejtës dhe demokracisë, në përputhje me standardet evropiane, si prioritet i procesit të zgjerimit të BE-së.