Këshilli i Evropës po mbështet kapacitetet e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi (Komisioneri) për planifikimin strategjik dhe zbatimin efektiv të planit të ri strategjik, i cili është në përfundim. Më17-18 tetor, 16 punonjës të zyrës së Komisionerit moron pjesë në një kurs trajnimi të drejtuar nga ekspertë ndërkombëtarë me përvojë të Këshillit të Evropës për avancimin e aftësive dhe kapaciteteve në monitorimin/raportimin dhe formulimin e strategjive kombëtare. Njohuritë dhe aftësitë e fituara nga stafi i Komisionerit do të kontribuojnë drejtpërsëdrejti në menaxhimin e duhur të proceseve të planifikimit strategjik dhe zbatimin në mënyrë të qëndrueshme.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi është një nga përfituesit kryesorë të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Rritja e efektivitetit të sistemit shqiptar të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe anti-diskriminimit".