Back Ekipe kundër bullizmit në çdo shkollë të Shqipërisë

@Shutterstock.com

@Shutterstock.com

Praktikat më të mira në luftën kundër bullizmit, zhvilluar në kuadër të iniciativës së përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshilli të Evropës “Lufta kundër bullizmit dhe ekstremizmit në sistemin arsimor në Shqipëri”, do të të shtrihen në të gjitha shkollat e Shqipërisë, falë bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Nëpërmjet një Udhëzimi të përbashkët të ministrave respektivë për vitin shkollor 2019-2020, në të gjitha shkollat në vend do të ngrihen ekipe kundër bullizmit, të cilat do të punojnë për hartimin e planeve dhe politikave shkollore kundër bullizmit, bazuar në praktikat më të mira të Këshillit të Evropës, zhvilluar dhe publikuar në kuadër të kësaj iniciative.

Formimi dhe funksionimi i ekipeve kundër bullizmit në sistemin arsimor shqiptar do të kontribuojë më tej në qëndrueshmërinë e rezultateve të projektit, aktivitetet e të cilit do të shtrihen tashmë edhe në nivel kombëtar.

Përgjatë tre viteve të zbatimit të tij, projekti i ofroi mbështetje të vazhdueshme Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve të stafit mësimor dhe të gjithë aktorëve të përfshirë në fushën e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve, si dhe kontribuoi në përmirësimin e kurrikulës dhe metodave të mësimdhënies, sipas standardeve të Këshillit të Evropës.

“Lufta kundër bullizmit dhe ekstremizmit në sistemin arsimor në Shqipëri”, një projekt 36-mujor, përfundoi në maj 2019. Projekti u zbatua nga Këshilli i Evropës nën Instrumentin Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë dhe u bashkëfinancua nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës me një fond prej 670 000 Euro.

 

 

 

Tiranë 9 shtator 2019
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page