Back Trajnim kaskadë mbi zgjatjen e proceseve gjyqësore përtej afatit të arsyeshëm

Trajnim kaskadë mbi zgjatjen e proceseve gjyqësore përtej afatit të arsyeshëm

Trajnimi i dytë kaskadë mbi legjislacionin e Gjykatës Evropiane për te Drejtat e Njeriut me fokus të veçantë në zbatimin  në Nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut u organizua me 26 dhe 27 Shkurt 2018 në Tiranë.

Trajnimi u organizua në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës së Shqipërisë me pjesëmarrjen e konsultes nga Këshilli i Evropës.  Pjesëmarrja e përfaqësuesve nga gjykatat dhe prokuroria i mundësoi pjesëmarrësve të qasin elementë relevantë nga perspektiva e profesioneve të tyre respective. Qëllimi i seminarit ishte forcimi i njohurive të profesionistëve në fushën e ligjit mbi stardartet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në lidhje me zgjatjen e proceseve gjygjesore përtej afatit të arsyeshëm.

Trajnimi u zhvillua nga trajnerë kombëtar të Shkollës së Magjistraturës së Shqipërise duke përdorur manualet e trajnimit mbi mjetet efektive për kohëzgjatjen e proceseve gjyqësore në kuadër të projektit. Manualet mbeten në dispozicion të sistemit kombëtar për aktivtete të ardshme. 

Trajnimi u organizua si një inisiativë e përbashkët e Projektit të Bashkimit Evropian/Këshilli i Evropës “Mbështetja e mjeteve të brendshme për zbatimin efektiv të vendimeve të  GjEDNj-së dhe atyre të brendshme”, pjesë e programit "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perërdinor dhe Turqinë". 

 

 

tiranë 01 mars 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page