Back Forum mbi pjesëmarrjen politike te personave LGBTI në Shqipëri

Forum mbi pjesëmarrjen politike te personave LGBTI në Shqipëri

"Java kundër Diskriminimit" nisi në Tiranë me një Forum Diskutimi mbi përparimin që Shqipëria ka bërë veçanërisht në zhvillimin dhe zbatimin e një legjislacioni më gjithë-përfshirës për mbrojtjen nga diskriminimin si dhe luftën ndaj krimit të urrejtjes. Forumi ishte një mundësi për të ndarë gjetjet e studimit të fundit "Pjesëmarrja politike e personave LGBTI në Shqipëri" dhe për të disktutuar me rreth 100 të ftuarit nga inistitucionet kyçe të pushtetit qendror dhe vendor, organizata ndërkombëtare, organet e barazisë, ekspertë, organizata të shoqerisë civile etj., mbi arritjen e standardeve evropiane dhe respektimin e konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Ky aktivitet u organizua nga Open Mind Spectrum Albania (OMSA), në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe me mbështetjen e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019 – 2022".

 

 

 

 

Tiranë 04 shkurt 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page