Back Drejtues të lartë të KQZ certifikohen mbi planifikimin strategjik

Drejtues të lartë të KQZ certifikohen mbi planifikimin strategjik

Rreth 15 drejtues të lartë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u certifikuan për Planifikimin Strategjik nën metologjinë ndërkombëtare BRIDGE. Ceremonia e sotme finalizoi përfundimin me sukses të trajnimit të parë të këtij niveli në Shqipëri, i cili synon rritjen profesionale të KQZ-së dhe standartizimin e edukimit zgjedhor me cilesinë më të mirë bashkëkohore, e cila përdoret në mbi 40 vende të tjera.

Ky program, i mbështetur nga Këshilli i Evropës dhe i zbatuar nga Akademia e Studimeve Politike, nën ekspertizën e organizatës IDEA International me qendër në Suedi, ofroi ngritje të kapaciteteve dhe asistencë teknike për stafin e KQZ në Shqipëri në lidhje me planifikimin dhe menaxhimin strategjik.

Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Jutta Gützkow, theksoi rëndësinë e trajnimit, i cili vjen në linjën e mbështetjes afatgjatë që Këshilli i Evropës dhe OSBE po japin së bashku në lidhje me fuqizimin e kapaciteteve trajnuese dhe edukuese të KQZ-së, duke ofruar mbështetjen për kapacitimin e qëndrueshëm të aktorëve vendas me metodologjinë BRIDGE.

Në fazën e dytë të tij, ky program do të realizojë certifikimin e ekspertëve të parë shqiptarë, të cilët do të zbatojnë standartet BRIDGE në trajnimet që zhvillohen për trupën zgjedhore dhe grupet e tjera të interesit në Shqipëri. Ky certifikim i paraprin objektivave te reformes zgjedhore dhe rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODHIR për ngritjen e një qendre trajnimi pranë KQZ dhe certifikimin prej saj të komisionerëve që do të përfshihen në zgjedhjet e ardhshme.

 

 

 

Tiranë 13 dhjetor 2019
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page