Back Luftimi i gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit: një diskutim me studentët në Elbasan

Luftimi i gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit: një diskutim me studentët në Elbasan

Në kuadër të 70-vjetorit të Këshillit të Evropës, Zyra në Tiranë, në bashkëpunim me ambasadën franceze, në kuadër të kryesisë franceze të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, si dhe institucione të tjera partnere, organizoi në Universitetin e Elbasanit një seminar me studentë, pedagogë, përfaqesues të institucioneve vendore dhe organizata të shoqërisë civile mbi sfidat në rritje që lidhen me gjuhën e urretjes dhe masat që propozohen nga Komisioni Europian Kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI).

Takimi, organizuar në bashkëpunim me Universitetin "Aleksander Xhuvani" dhe Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, u adresua nga Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, znj. Jutta Gützkow, e cila ndau me pjesëmarrësit rëndësine dhe rolin e Këshillit të Evropës në mbështetjen e reformave në fusha të ndryshme ne vend. “Jemi këtu sot për dy arsye: Për të lançuar me partnerët tanë nismën e përbashkët të Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian për Promovimin e Diversitetit dhe Barazisë, si dhe për të përkujtuar së bashku 70–vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës…”, u shpreh Gützkow.

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, znj. Christina Vasak, gjatë fjalimit të saj theksoi rëndësinë e njohjes, zbatimit dhe monitorimit të standardeve europiane në fushat kyce të zhvillimit të demokracisë. "Standardet europiane janë njesoj për të gjithë, si në France edhe në Shqipëri", theksoi znj. Vasak.

Komisioneri për Mbrojtjen kundër Diskriminimit, z. Robert Gajda, dhe Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca, dy institucionet kyçe në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave themelore të njeriut, folën rreth përpjekjeve të ndërmarra dhe rezultateve në luftën kundër diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes në veçanti. Zv/Kryetarja e Kuvendit dhe njëkohësisht përfaqesuese e Shqipërisë në ECRI, znj. Vasilika Hysi, u ndal në masat konkrete të sugjeruara në Rekomandimit Nr. 15 të ECRI-t në lidhje me luftën kundër gjuhës së urrejtjes duke i vënë theksin konsolidimit të kornizës ligjore dhe institucionale në luftën kundër gjuhës së urrejtjes, me qëllim ndëshkimin e këtyre rasteve.

Gjuha e urrejtjes, kudo që ajo prezantohet dhe impakti i saj në shoqërite europiane mbetet si një shqetesim kryesor për Këshillin e Evropës, shpesh një manifestim i diskriminimit që çon në dhunim të të drejtave të tjera. Për këtë arsye, Bashkimi Europian dhe Këshilli i Evropës i kanë dhënë një vend të rëndësishëm në projektin 3-vjeçar "Promovimi i Diversitetit dhe Barazisë në Shqipëri", pjesë e programit të përbashkët të BE/KiE "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë", i cili ka në fokus luftën kundër diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes si dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare dhe të komunitetit LGBTI.

 

 

 

7 nëntor 2019
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page