Back Projekti kundër Krimit Ekonomik mbështet reformën zgjedhore në Shqipëri

Projekti kundër Krimit Ekonomik mbështet reformën zgjedhore në Shqipëri

Më 6 shkurt, Projekti i përbashkët i Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri (AEC-AL) organizoi një konferencë të nivelit të lartë me qëllim për të prezantuar një pakete gjithëpërfshirëse të Rekomandimeve mbi rregullimin e financimit të partive politike dhe të fushatës zgjedhore dhe zbatimin e tyre; për të vlerësuar bashkëpunimin me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të forcuar kapacitetet e tij të mbikëqyrjes dhe për të prezantuar gjetjet e aktiviteteve monitoruese mbi financimin e fushatës zgjedhore të kryera nga organizatat jo-qeveritare (OJQ) të mbështetura nga Projekti.

Në  këtë konferencë morën pjesë dy bashkëkryetarët dhe anëtarë të Komisionit  të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), përfaqësues të Institutit të Ekspertëve të Autorizuar të Ekspertëve, organizatave të shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë. Pjesëmarrësit diskutuan progresin në zbatimin e reformës zgjedhore dhe vlerësuan rezultatet e bashkëpunimit dhe asistencës që Këshilli i Evropës i ofron Komisionit për Reformën Zgjedhore në përgjithësi dhe KQZ-së në funksion të forcimit të kapaciteteve të saj mbikëqyrëse.

Bashkëkryetarët e  Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore theksuan lidershipin e Projektit të Këshillit të Evropës në fushën e transparencës së partive politike dhe financimit të fushatës zgjedhore dhe bënë thirrje për një qasje të qëndrueshme në zbatimin e reformës zgjedhore.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke vlerësuar organizimin nga  ana e AEC-AL-së të disa konferencave mbi reformën e  kuadrit ligjor që rregullon  financimin e partive politike fushatës zgjedhore, deklaroi se kjo është aktualisht përçapja e vetme e qartë, e vendosur, e koordinuar, analitike dhe e përgjegjshme që po zhvillohet në kuadër të reformës së përgjithshme zgjedhore, është modeli më i saktë e më profesional i përqasjes aktualisht e vetmja aktivitet i qartë, vendimtar, i koordinuar, analitik dhe i përgjegjshëm që po ndodh brenda reformës së përgjithshme zgjedhore dhe përfaqëson modelin më të saktë dhe qasjen profesionale.

Përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri vuri në dukje se rekomandimet e AEC-AL-së që janë marrë parasysh nga autoritetet shqiptare kanë prodhuar rezultate të prekshme.

Pjesëmarrësit gjithashtu shkëmbyen pikëpamje mbi temat që kanë të bëjnë me teknologjitë e reja të votimit dhe avantazhet dhe disavantazhet e tyre, përfshirë përdorimin potencial në parandalimin e shitblerjes së votave dhe sigurimin e transparencës zgjedhore, keqpërdorimin e burimeve shtetërore për qëllime të fushatës zgjedhore dhe gjetjet nga aktivitetet monitoruese mbi financimin e fushatës zgjedhore të kryera nga OJQ-të që  është mundësuar nëpërmjet subvencionit të ofruar nga Projekti.

Dokumenti Teknik dhe konkluzionet nga ky aktivitet do t`u paraqiten dy bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore si dhe Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shqyrtim në procesin e reformës.

 

Tiranë 06 shkurt 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page