Back Ekspertja e Komisionit Europian për Efikasitetin e Drejtësisë prezanton draft raportin për zhvillimin e një hartë të re gjyqësore në Shqipëri

Ekspertja e Komisionit Europian për Efikasitetin e Drejtësisë prezanton draft raportin për zhvillimin e një hartë të re gjyqësore në Shqipëri

Ekspertja e Komisionit Europian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ) znj. Carmela Germinario, prezantoi draft raportin për zhvillimin e një hartë të re gjyqësore në Shqipëri gjatë një seminari me pjesëmarrës nga gjykata të ndryshme të vendit.

Procesi i mbledhjes së të dhënave të shumta nga institucione të ndryshme në lidhje me futjen, procesin dhe prodhimin e zërave për gjykatat, në përputhje me udhëzimet e CEPEJ mbi hartën gjyqësore për vlerësimin e hartës aktuale gjyqësore, u prezantua pjesëmarrësve nga konsulentja lokale e CEPEJ, znj. Blerina Bulica.

Ky aktivitet synon të ndihmojë Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Ministrinë e Drejtësisë me udhëzimet dhe ekspertizën e nevojshme në këtë fushë, si dy institucionet përgjegjëse për rishikimin dhe propozimin e një hartë të re gjyqësore.

Ky aktivitet u mbajt në 27 Tetor 2017, nën projektin "Forcimi i Efikasisetit dhe Cilësisë së Sistemit Gjyqësor në Shqipëri - SEJ II", i cili po zbatohet në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës të titulluar "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë", i bashkë financuar nga Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës, dhe i zbatuar nga Këshilli i Europës.

 

Tiranë 30 tetor 2017
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page