Back Ekspertë nga vende të Evropës Lindore mblidhen në Tiranë për të analizuar çështjet e pronave në Shqipëri dhe për të shkëmbyer mbi praktikat më të mira në lidhje me kthimin dhe kompensimin e pronës

Ekspertë nga vende të Evropës Lindore mblidhen në Tiranë për të analizuar çështjet e pronave në Shqipëri dhe për të shkëmbyer mbi praktikat më të mira në lidhje me kthimin dhe kompensimin e pronës

Ndihma ndaj institucioneve shqiptare për zgjidhjen e çështjeve serioze të pronësisë me të cilën përballet vendi është një nga prioritetet e projektit të përbashkët të Këshillit të Evropës/Bashkimit Evropian "Mbështetja e mjeteve juridike efektive vendase dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve në Shqipëri". Projekti vazhdon të ofrojë mbështetje për Ministrinë e Drejtësisë në analizimin e kuadrit ligjor dhe institucional që rregullon të drejtat e pronës në Shqipëri, identifikimin e boshllëqeve ekzistuese, si dhe hapave të mundshëm që duhen ndërmarrë.

Si pjesë e kësaj iniciative, nga data 30 maj deri më 1 qershor, së bashku me misionin EURALIUS, u organizua në Tiranë një aktivitet që solli bashkë ekspertë për të drejtën e pronës nga vendet ish- komuniste. Veprimtaria mblodhi së bashku ekspertë nga 5 vende, përfshirë Gjeorgjinë, Lituaninë, Poloninë, Serbinë dhe Kroacinë, të cilët kanë hasur dhe zgjidhur çështje të ngjashme në të kaluarën. Iniciativa gjithashtu solli në tryezë përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Agjencisë për Trajtimin e Pronës, Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Shoqatën e Pronarëve të Shpronësuar "Pronësi me Drejtësi".

Aktiviteti u hap nga znj. Romana Vlahutin, Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, znj. Etilda Gjonaj, Ministre e Drejtësisë dhe z. Claus Neukirch, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës Në Tiranë, të cilët përsëritën nevojën për një vlerësim të plotë që do të ndihmonte perspektivën e Shqipërisë në adresimin e të drejtës së pronës. Fjalimet u pasuan nga diskutime të ekspertëve mbi çështjet e identifikuara dhe hapat e mëtejshëm për zgjidhjen e problemeve ekzistuese të së drejtës së pronës në Shqipëri.

 

 

Tiranë 04 qershor 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page