Back Publikohet Udhëzuesi mbi Buxhetimin e Përgjigjshëm Rom dhe Egjiptian në Nivelin Vendor në Shqipëri

Publikohet Udhëzuesi mbi Buxhetimin e Përgjigjshëm Rom dhe Egjiptian në Nivelin Vendor në Shqipëri

Gjatë tre viteve të shkuara, Programi ROMACTED i Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës ka kontribuar në ndërtimin e gatishmërisë politike dhe angazhimit të qëndrueshëm në nivel politikash të autoriteteve vendore, për të nxitur qeverisjen demokratike vendore dhe përfshirjen e romëve në nivel komunitar në Shqipëri.

Në këtë frymë, Udhëzuesi mbi “Buxhetimin e Përgjigjshëm Rom dhe Egjiptian në Nivelin Vendor” u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Financave Vendore në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Udhëzuesi përcakton një kornizë të përgjithshme se si buxhetimi i përgjigjshëm për romët dhe egjiptianët mund të përdoret gjatë gjithë ciklit të buxhetit për të ndihmuar njësitë bazë të qeverisjes vendore dhe aktorët e shoqërisë civile rome për të promovuar mundësi të barabarta në nivelin vendor.

Ky udhëzues u brendësua më tej nën Udhëzimin zyrtar Nr. 10 datë 28/02/2020 mbi "Përgatitjen e Buxhetit Afat-Mesëm 2021-2023 për njësitë e vetëqeverisjes vendore” të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Programi ROMACTED mbështeti ciklin e planifikimit buxhetor përgjatë 2020 për të siguruar planifikim afatmesëm të përgjigjshëm për romët dhe egjiptianët. Gjithashtu, në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike dhe Agjencinë e Mbështetjes së Vetëqeverisjes Vendore u bashkuan përpjekjet për masa të ngritjes së kapaciteteve.

Mbështetja mbi Buxhetimin e Përgjigjshëm Rom dhe Egjiptian në Nivelin Vendor do të vijojë gjatë zbatimit të fazës dytë të Programit ROMACTED për një periudhë 4-vjeçare (2021-2024).

 

 

 

Tiranë, Shqipëri 9 shkurt 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page