Back Gjykata e Lartë e Shqipërisë zhvillon forumin e parë rajonal për harmonizimin e praktikës gjyqësore

Gjykata e Lartë e Shqipërisë zhvillon forumin e parë rajonal për harmonizimin e praktikës gjyqësore

45 gjyqtarë dhe këshilltarë ligjorë morën pjesë në datat 16 dhe 17 qershor, në forumin e parë rajonal të harmonizimit të praktikës gjyqësore të organizuar nga Gjykata e Lartë në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor shqiptar. Forumi i organizuar në Shkodër mblodhi së bashku gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatave Administrative Shkodër si dhe gjyqtarë nga gjykatat e shkallës së parë të Shkodrës, Lezhës, Krujës, Kurbinit dhe Matit.

Pjesëmarrësit u angazhuan në një diskutim të frytshëm mbi praktikën më të fundit të zhvilluar nga Gjykata e Lartë që nga fillimi i reformës në drejtësi në juridiksionet administrative, penale dhe civile. Pjesëmarrësit ngritën argumente të rëndësishme për të kuptuarit si dhe sfidat praktike në zbatimin e vendimeve të gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Gjykatave të Apelit. Diskutimet u fokusuan ndër të tjera në tema kyçe si: trajtimi dhe regjistrimi i pronave, rihapja e proceseve penale, ekzekutimi i dënimeve dhe alternativave të paraburgimit, kontratat administrative dhe administrata publike, pensionet, sigurimet shoqërore dhe marrëdhëniet e punës.

Ky takim i parë do t'i hapë rrugën një sërë forumesh rajonale që do të synojnë të çojnë në një praktikë më koherente dhe të harmonizuar me standardet e Këshillit të Evropës dhe të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Mbështetje për zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe për lehtësimin e ekzekutimit të vendimeve të GJEDNj në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe i zbatuar nga Këshilli i Evropës në kuadë të programit Intrumenti horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”.

 

 

 

Shkodër 17 qershor 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page