Back Instrumenti Horizontal vazhdon të mbështesë reformat në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi

Instrumenti Horizontal vazhdon të mbështesë reformat në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi

Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës po zgjerojnë programin e përbashkët të Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë për të ndihmuar në forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe kundër diskriminimit, si dhe lirinë e mediave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

Faza e dytë e programit (me vlerë rreth 41 milion € ndërmjet 2019 - 2022) do të prezantohet gjatë një aktiviteti rajonal në Shkup më 9 tetor 2019. Kjo fazë vazhdon të ndërtojë mbi rezultatet e fazës I ndërkohë që zgjeron fushat tematike duke përfshirë tema të reja thelbësore për rajonin - liria e shprehjes dhe e medias.

Faza e dytë e programit do të përfshijë projekte në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë*, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi, dhe Turqi duke forcuar dimensioni rajonal të programit. Mekanizmi i Koordinimit të Ekspertizës, i cili ofron ekspertizë legjislative dhe këshilla për politikat brenda sistemit të Këshillit të Evropës, do të mbetet një pjesë e rëndësishme e programit në dispozicion të të gjithë përfituesve.

Duke punuar ngushtë me autoritetet dhe grupet e tjera të interesit, programi do të ndihmojë në sjelljen e ndryshimeve në ligje dhe praktika përmes rishikimit të legjislacionit, në përmirësimin e efikasitetit të sistemit të drejtësisë të të gjithë vendet përfituesve, kurse trajnimi për profesionistët dhe shkëmbimin e informacionit, përvojave dhe praktikave më të mira.

Faza e parë e programit përfshiu nisma të ndryshme të përshtatura për vende specifike si dhe rajonale dhe u zhvillua nga viti 2016 deri në vitin 2019. Gjatë kësaj periudhe, ky program i përbashkët ka dhënë rezultate të cilat janë të rëndësishme për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, siç janë sistemet e përmirësuara të burgjeve dhe të drejta më të mira të të burgosurve, mjedise shkollore më tolerante dhe ligje dhe masa më efektive kundër korrupsionit. Instrumenti Horizontal kontribuoi për t'i bërë sistemet e drejtësisë më efikase për qytetarët dhe për të rritur harmonizimin e vendimeve të gjykatave bazuar në standardet evropiane. Në aspektin e diskriminimit, programi synon që njerëzit që janë nga grupet e cenueshme të mos përjashtohen në bazë të identitetit, por do të kenë mundësi të njëjta.

 

Rezultatet e Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqi 2016-2019

 

 


 

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

9 shtator 2019
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page