Back Trajnim mbi përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet medias dhe gjyqësorit në Shqipëri

Trajnim mbi përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet medias dhe gjyqësorit në Shqipëri

Marrëdhënia mes gjyqësorit dhe medias, në kontekstin e reformës së drejtësisë, ishte në qendër të një trajnimi më 8-9 shkurt 2018, i udhëhequr nga Brigitte Koppenhöfer, eksperte ndërkombëtare e Komisionit Evropian mbi Efikasitetin e Sistemit të Drejtësisë (CEPEJ).

Duke ndarë praktikat e mira Europiane me gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe përfaqësues të mediave, seminari ndihmoi në rritjen e transparencës së drejtësisë, cilësisë së raportimit të rasteve gjyqësore nga mediat dhe besimit të publikut në media dhe gjyqësor. Praktikat e trajnimeve me sesione ushtrimesh kishin për qëllim përmirësimin e njoftimeve për shtyp, faqeve të internetit të gjykatave dhe komunikimeve rreth rasteve shumë të ndjeshme. Përfituesit dhe partnerët shprehën nevojën për nxjerrjen e 'udhëzimeve të komunikimit'. Rekomandimet në këtë drejtim do të përgatiten dhe diskutohen me autoritetet shqiptare në aktivitetet pasuese.

Ky aktivitet u mbajt nën projektin “Forcimi i Efikasisetit dhe Cilësisë së Sistemit Gjyqësor në Shqipëri - SEJ II", i cili po zbatohet në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës të titulluar "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë", i bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës dhe i zbatuar nga Këshilli i Europës.

 

Tiranë 10 shkurt 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page