Irlanda ka marrë kryesimin e radhës të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës nga Italia në takimin vjetor të ministrave të jashtëm nga 46 vendet anëtare të organizatës.
Në ceremoninë e dorëzimit, kryetari në largim i Komitetit të Ministrave – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio – bëri një pasqyrë të arritjeve të vendit të tij gjatë gjashtë muajve të fundit. Kryetari i ardhshëm – Ministri i Punëve të Jashtme i Irlandës, Simon Coveney – prezantoi prioritetet e Presidencës irlandeze, e cila do të zgjasë deri në nëntor. Presidenca e Irlandës do të fokusohet në tre prioritete kryesore:
- Përforcimi i të drejtave të njeriut dhe mbrojtja e civilëve në Evropë
- Promovimi i demokracisë pjesëmarrëse dhe angazhimit të të rinjve
- Nxitja e një Evrope mikpritëse, përfshirëse dhe të diversitetit
Faqja e internetit e Këshillit të Evropës për Presidencën Irlandeze
Faqja e internetit e Presidencës Irlandeze dhe video