Back Italia merr kryesimin e Komitetit të Ministrave

Italia merr kryesimin e Komitetit të Ministrave

Italia mori sot kryesimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës nga Hungaria gjatë një takimi me përfaqësues të 47 vendeve anëtare të Organizatës.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë, Péter Szijjártó, bëri një pasqyrë të arritjeve të vendit të tij. Kryetari i ri i Komitetit të Ministrave, Luigi di Maio, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Italisë, prezantoi prioritetet e Presidencës italiane, e cila do të zgjasë gjashtë muaj.

Italia do të fokusohet në tre tema kryesore: ripërkushtimi ndaj parimeve dhe vlerave tona të përbashkëta; rritja e fuqizimit të grave dhe të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve; dhe ndërtimin e një të ardhmeje me në qendër njerëzit. Në këtë takim, Komiteti i Ministrave miratoi gjithashtu një Protokoll të Dytë Shtesë të Konventës për krimin kibernetik ("Konventa e Budapestit") mbi bashkëpunimin e zgjeruar dhe zbulimin e provave elektronike (më shumë informacion).

Strazburg 17 Nëntor 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page