Back Modeli i Planit Operacional për mbështetjen e politikave pro rome dhe egjiptiane në Qendrën Komunitare në Korçë

Modeli i Planit Operacional për mbështetjen e politikave pro rome dhe egjiptiane në Qendrën Komunitare në Korçë

Pakicat rome dhe egjiptiane pengohen në proceset inte­gruese vendore si pasojë e sfidave të tilla si varfëria, kushtet e vështira të jetesës, arsimim dhe kujdes shëndetësor jo i plotë dhe akses i ulët në tregun e punës.

Qendrat komunitare përfaqësojnë vende kyçe të mbledhjes për lidhjen dhe koordinimin e shërbimeve sociale dhe edukative, veçanërisht për grupet më në nevojë në nivel vendor. Pë këtë qëllim, qendrat komunitare nevojitet të ndërmarrin një qasje multi-dimensionale dhe ndërseksionale, duke u mundësuar gru­peve të margjinalizuara aksesin dhe bashkëpunimin me agjenci të ndryshme, shtetërore dhe private, si dhe një akses më të mirë në shërbime sociale më cilë­sore dhe të arritshme për këto komunitete.

Në këtë kontekst, Plani Operacional i Qendrës Komunitare të Bashkisë Korçë në Shqipëri propozohet si një model për planifikim dhe organizim më të mirë të çdo qendre komunitare vendore. Ky Plan Operacional synon të ridimensionojë punën e qendrës komunitare dhe të shërbejë si një udhëzues për administrimin dhe veprimtarinë e Qendrës, si dhe të integrojë në profilin e saj edhe rolin e një mekanizmi lehtë­sues për zbatimin e politikave përfshirëse për pakicat rome dhe egjiptiane në nivel vendor.

Plani Operacional u zhvillua në partneritet me Bashkinë Korçë, si një prej bashkive partnere në Shqipëri dhe u mbështet prej programit ROMACTED të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës.

 

 

 

15 shkurt 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page