Back Konkurs: Gjyq imitues - studentët e universitetit zbatojnë standardet e lirisë së shprehjes dhe të medias në një kazus fiktiv

Konkurs: Gjyq imitues - studentët e universitetit zbatojnë standardet e lirisë së shprehjes dhe të medias në një kazus fiktiv

Një gjyq imitues u organizua nga qëndra ResPublica me studentë të drejtësisë mbi një çështje gjyqësore që përkon me nenin 10 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Studentët zhvilluan aftësi në analizimin e fakteve të çështjes, hulumtimin e ligjit përkatës, përgatitjen e parashtresave me shkrim dhe paraqitjen e argumenteve me gojë. Konkursi në Gjyqin Imitues është një mënyrë e shkëlqyer për të ‘mësuar duke bërë’ ku studentët studiojnë çështje gjyqësore nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe i zbatojnë ato standarde në një çështje gjyqësore lokale të simuluar.

Gjatë seancës së gjyqit imitues, studentët shfaqen aftësinë për të shkuar përtej trajnimit të tyre universitar dhe patën mundësinë të zbatojnë njohuritë e tyre në një situatë reale të një procesi gjyqësor. Trupi gjykues prej tre anëtarësh arriti në përfundimin se studentët shfaqen një zotërim të mirë të standardeve që lidhen me Lirinë e Shprehjes.

Fituesi i çmimit të parë do të përfitojë një praktikë profesionale të paguar pranë qëndrës ResPublica.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Liria e Shprehjes dhe Liria e Medias në Shqipëri” (JUFREX) i cili është pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal pë Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”.

 

 

 

 

Pogradec 23-24 qershor 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page