Back Konferencë kombëtare për lirinë e shprehjes dhe rregullimin e përmbajtjes online në Tiranë

Konferencë kombëtare për lirinë e shprehjes dhe rregullimin e përmbajtjes online në Tiranë

Këshilli i Evropës, në bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin e Shqipërisë, organizoi me 25 tetor në Tiranë një konferencë kombëtare mbi Lirinë e Shprehjes Online. Të mbledhur ishin përfaqësues nga gjithë nivelet e gjyqësorit shqiptar, medias dhe organizatat e gazetarëve, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informacionit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Zyra e Avokatit të Popullit, organizatat ndërkombëtare që punojnë në fushën e forcimit te medias dhe organizatave të shoqërisë civile. 

Qëllimi i aktivitetit ishte për të ndihmuar diskutimet dhe iniciativat në Shqipëri përsa i përket rregullimit të përmbajtjes online si dhe përformimit të aplikimit të kodit të etikës nga organizatat e medias në përmbajtjen online.

Ish Zv/Presidenti i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj), gjykatës András Sajó, qe i ftuari special i cili diskutoi jurisprudencën e deritanishme të GjEDNj-së në lidhje me lirinë e shprehjes online. Diskutimet u përqëndruan në konsideratat ligjore të rregullimit të përmbajtjes online dhe balancimin e dyfishtë të lirisë së shprehjes dhe të drejtës së privatësisë duke venë në dukje praktikat e mira evropiane.

Silvia Grundmann, Kreu i Divizionit të Medias dhe Internetit në Këshillin e Evropës, prezantoi draftin e rekomandimeve mbi rolet dhe përgjegjësitë e ndërmjetësve të internetit që Këshilli i Evropës është duke pregatitur, ndërsa u diskutuan modele të ndryshme të rregullimit me theksin tek kombimimi i rregullimit shtetëror përkrah përforcimit të aplikimit të kodit të etikës nga ana e medias dhe mekanizmave të tjera të vet-rregullimit.

Pjesëmarrësit paraqitën ide për më tej si të inkurajohen ligjvënësit për një rregullim që mbron lirinë e shprehjes ndërsa forcohet vet-rregullimi në profesionin e gazetarisë.

Konferenca u organizua nga projekti i përbashkët i Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian “Përforcimi i Ekspertizës Gjyqësore mbi Lirinë e Shprehjes dhe Medias në Evropën Juglindore“ (JUFREX).

 

tiranë 26 tetor 2017
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page