Back Workshop përgatitor me trajnerët vendorë të Programit të Akademisë së Lidershipit

Workshop përgatitor me trajnerët vendorë të Programit të Akademisë së Lidershipit

Një eksperte ndërkombëtare dhe trajnerë vendor po punojnë me intensitet për tu përgatitur për të ofruar Programin e Akademisë së Lidershipit (PAL) të Qendrës së Ekspertizës, në Shqipëri. PAL do të zbatohet në 3 faza, në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike dhe Shkollën Shqiptare të Studimeve Politike, në kuadër të projektit për Fuqizimin e Strukturave te Qeverisjes Vendore në Shqipëri, të financuar nga qeveria zvicerane.

  • Faza e pare fokusohet në lidershipin personal dhe ekipor, dhe mbahet më 26 shkurt - 2 mars 2018;
  • Faza e dytë fokusohet në lidershipin organizativ, dhe mbahet më 14-18 maj 2018;
  • Faza 3 fokusohet në lidershipin e komunitetit, dhe zhvillohet më 17-21 shtator 2018.

Kursi i PAL është një program trajnimi interaktiv për autoritetet publike të të gjitha niveleve që synon të zhvillojë lidershipin për organizatat, lidershipin për strategjinë dhe lidershipin për ngritjen e kapaciteteve bazuar në 12 parimet e mirë-qeverisjes të Këshillit të Evropës.

 

Tiranë 02 shkurt 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page