Back Prezantimi i rezultateve të anketimeve të kënaqësisë në 2 gjykata në Shqipëri

Prezantimi i rezultateve të anketimeve të kënaqësisë në 2 gjykata në Shqipëri

Më 13-14 qershor 2018, eksperti i CEPEJ, z. Marko Aavik, u takua me kryetarët e Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër dhe Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës për të paraqitur raportin e CEPEJ mbi rezultatet e anketave të kënaqësisë të kryera në secilën prej këtyre dy gjykatave me mbështetjen e Qendrës Shqiptare për Trajnim Ligjor dhe Studime (ACLTS). Rekomandimet e bëra nga CEPEJ u diskutuan dhe u miratuan sikurse prioritetet u identifikuan për zbatim në fazat e ardhshme të projektit SEJ II në projektet e trajnimit të gjyqësorit. Përveç kësaj, u organizua një seminar për gjykatat anembanë Shqipërisë për të promovuar përdorimin e qëndrueshëm të sondazheve si një mjet efikas dhe me kosto efektive për menaxhimin e gjykatave dhe përmirësimin e punës së tyre si një shërbim i rëndësishëm për publikun. Përdorimi i rregullt i anketimeve të kënaqësisë u mirëpritën dhe u mbështet nga të gjithë përfituesit dhe partnerët.

Ky aktivitet u zhvillua nën projektin "Forcimi i efikasitetit dhe cilësisë së sistemit të drejtësisë në Shqipëri - SEJ II", i cili po zbatohet në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës të titulluar "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë", i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe i zbatuar nga Këshilli i Evropës.

 

 

 

 

Shqipëri 15 qershor 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page