Back Romët tashmë minoritet kombëtar në Shqipëri

@Shutterstock.com

@Shutterstock.com

Ekipi për Romët dhe Udhëtarët në Këshillin e Europës bëjnë me dije se Romët në Shqipëri tashmë njihen zyrtarisht si minoritet kombëtar sipas ligjit Nr.96/2017 për “Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare në Republikën e Shqipërisë”,  aprovuar më 13 tetor 2017 prej parlamentit shqiptar. Përpos disa nismave të advokacisë, debateve, dëgjesave publike dhe ekspertizës së ofruar prej projektit të Facilitetit Horizontal të Bashkimit Europian/Këshillit të Europës “Fuqizimi i Mbrojtjes së Pakicave Kombëtare në Shqipëri” në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, tashmë Romët gëzojnë të drejta, që burojnë prej kësaj njohjeje si një prej nëntë minoriteteve kombëtare në vend (Neni 3; paragrafi 2).

Ky status i ri zyrtar si minoritet kombëtar shënon një arritje të rëndësishme për Romët në Shqipëri, që rrit nivelin e mbrojtjes së të drejtave të garantuara përmes këtij ligji në krahasim me statusin e mëparshëm ligjor si minoritet etno-linguistik.  Disa të drejta pozitive burojnë prej këtij zhvillimi të fundit ligjor, që ndikon drejtpërdrejt jetët e Romëve në Shqipëri. Romët kanë të drejtë për pjesëmarrje të barabartë dhe efektive në jetën publike, kulturore, sociale dhe ekonomike dhe për mbrojtjen e identitetit të tyre kulturor; kanë të drejtë të arsimimit në gjuhën e tyre dhe lirinë e shprehjes, mendimit dhe të informimit (Nenet 11, 12, 13 dhe 14). Ndalohet diskriminimi mbi baza kulturore, etnike ose gjuhësore. Romët gjenden në një pozitë më të mirë për të vijuar përpjekjet e tyre për promovimin dhe mbrojtjen e kulturës Rome si një pjesë integrale e shoqërisë shqiptare.

Romët do të përfaqësohen në Komitetin për Pakicat Kombëtare, trupin kombëtar që raporton kundrejt Kryeministrit, me një mandat specifik për promovimin  e politikave që synojnë minoritetet dhe përgjegjësi menaxhuese të fondit për pakicat kombëtare, që mbeshtetet prej buxhetit të shtetit. Pritet që Komiteti për Pakicat Kombëtare do të jetë plotësisht funksional sapo ligji të hyjë në fuqi dhe të miratohen aktet nën-ligjore.

 

 

Strasburg 17 nëntor 2017
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page