Back Ekipi Romacted në punë: parashikimet e aktiviteteve vendore në Shqipëri

Ekipi Romacted në punë: parashikimet e aktiviteteve vendore në Shqipëri

Ekipi i Programit ROMACTED ka dakordësuar në një mbledhje koordinimi mbi nisjen e aktiviteteve vendore, që do të mbahen në shtatë bashkitë shqiptare të Fierit, Roskovecit, Vlorës, Përmetit, Elbasanit, Pogradecit dhe Korçës përgjatë pranverës së vitit 2018.

Oficerja e Projektit për Shqipërinë Orsiola Kurti, Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA) dhe lehtësuesit e përzgjedhur ranë dakord mbi prezantimin e artit dhe kulturës rome në nivel vendor. Profesionistët e rinj rom do të performojnë një dramë duke përçuar mesazhet e fuqizimit dhe integrimit të përgjithshëm rom në secilën prej bashkive shqiptare. Muzikë rome do të luhet gjatë shfaqejeve publike, ide e përqafuar tashmë prej autoriteteve vendore. Këto aktivitete hapëse do të shënojnë përkujtimin e Ditës Ndërkombëtare Rome më 08 Prill, që synon promovimin e kulturës rome dhe ngritjen e ndërgjegjësimit mbi zgjidhjen e çështjeve që shqetësojnë Romët botërisht.

Aktivitetet do të organizohen prej “ROMACTED: Promovimi i Qeverisjes së Mirë dhe Fuqizimit Rom në Nivelin Vendor”, një program i përbashkët i Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës, që zbatohet në shtatë vende përfituese në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

 

 

tiranë 05 mars 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page