Back Heshtja e vret demokracinë – 3 maj, Dita Botërore e lirisë së shtypit

Heshtja e vret demokracinë – 3 maj, Dita Botërore e lirisë së shtypit

Një shyp i lirë, i larmishëm dhe i përgjegjshëm është elementi kryesor i çdo demokracie funksionale. 3 maji, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit është një kujtesë për qeveritë për të respektuar angazhimin e tyre për lirinë e shtypit dhe të medias.

Ajo është një ditë reflektimi për gazetarët dhe aktorët e tjerë mediatikë mbi sfidat e tyre për të garantuar lirinë e shtypit por edhe për të siguruar një gazetari etike dhe profesionale. Po aq me rëndësi, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit është një ditë për të treguar përkrahjen tonë për mediat të cilat janë objekt i kufizimeve, apo eleminimit, në përpjekjet e tyre për të arritur lirinë e shtypit. Është gjithashtu një ditë mirënjohjeje për gazetarët të cilët kanë qenë të kërcënuar, të sulmuar dhe për ata të cilët kanë humbur jetën e tyre duke ndjekur një lajm. Kjo gjë na kujton që në të vërtetë heshtja e vret demokracinë!

Sfidat e mjedisit mediatik kanë kaluar në një dimension të ri me përhapjen e COVID-19. Duke marrë parasysh që bota është duke jetuar në një kohë pandemie për më shume se një vit, është mjaft e rëndësishme që të kërkojmë masa për t’ju përgjigjur në mënyrë efektive krizave, duke mos dobësuar vlerat evropiane të themeleve të demokracisë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut. Në këtë kontekst, Komiteti i Ekspertëve të Këshillit të Evropës për mjedisin dhe reformën e mediave (MSI-REF) ka lëshuar një Deklaratë për lirinë e shprehjes dhe informacionit në kohë krizash duke nënvizuar rolin e gazetarisë së besueshme dhe mediave të pavarura si dhe qasjen a pakufizuar në informacion, për të ofruar kështu lajme dhe informacione të sakta dhe të besueshme dhe për të luftuar thashethemet dhe keqinformimin. Në dokument theksohet: “Liria e shprehjes, pavarësia e mediave dhe diskutimi i hapur, e jo kontrolli i informacionit, janë parimet kryesore të demokracisë evropiane që mundësojnë tejkalimin e sfidave të mëdha me të cilat ballafaqohen vendet tona.”

Në këtë kontekst, Komisionerja për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatović, ka theksuar gjithashtu që “Liria e shtypit nuk duhet të minohet nga masat për kundërvënien ndaj keqinformimit për COVID-19dhe masat për të luftuar keqinformimin nuk duhet asnjëherë të pengojnë gazetarët dhe aktorët mediatikë në kryerjen e punës së tyre ose të çojnë në bllokimin e përmbajtjes në internet. Në përpjekje për të adresuar sfidat e tilla është krijuar një faqe interneti e veçantë për Mediat në kohë krize shëndetësore duke ofruar udhëzime dhe informacione përkatëse të Këshillit të Evropës lidhur me atë se si të avancohet liria e shprehjes në kohë krize.

JUFREX 2 është pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Përendimor dhe Turqinë II”, që iu mundëson përfituesve të plotësojnë agjendat e tyre reformuese në fushën e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë dhe të veprojnë në pajtim me standardet evropiane, përfshirë aty ku është relevante, në kuadër të kornizës së procesit të zgjerimit të BE-së.

 

 

 

30 prill 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page