Back Shkolla Shqiptare e Magjistraturës organizon konferencë të nivelit të lartë për Sfidat e Lirisë së Shprehjes në Shqipëri ndërsa diplomon gjeneratën e re të magjistratëve

@tilllate.al

@tilllate.al

Shkolla Shqiptare e Magjistraturës organizoi sot një konferencë të nivelit të lartë mbi "Sfidat e zbatimit të standardeve evropiane të lirisë së shprehjes në kontekstin shqiptar", ku përfshiheshin përfaqësues të lartë nga gjyqësori, parlamenti, degët ekzekutive, media, shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare. Paneli që përmbante ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë si dhe përfaqësues nga media garantoi një diskutim të gjallë mbi rolin e gjyqtarit në garantimin e lirisë së shprehjes, transparencën e sistemit gjyqësor në Shqipëri dhe aksesin e tij publik dhe nga mediat, si dhe sfidat në praktikë të ndjekjes së Kodit të Etikës nga gazetarët.

Një ceremoni pasuese e diplomimit të gjeneratës së re të magjistratëve u trajtua ndër të tjera nga kryetarët e Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Kushtetuese, Kreu a.i. i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Drejtësinë, Konsumatorët dhe Barazinë Gjinore, Ministrat e Drejtësisë së Shqipërisë dhe Austrisë si dhe përfaqësues të tjerë të lartë të bashkësisë ndërkombëtare dhe partnerë të Shkollës së Magjistraturës.

Aktiviteti u mundësua falë një granti në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës "Përforcimi i Ekspertizës Gjyqësore për Lirinë e Shprehjes dhe Mediave në Evropën Juglindore (JUFREX)".

 

 


Ky aktivitet u zbatua me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu nuk mund të merren në asnjë mënyrë për të reflektuar opinionin zyrtar të Bashkimit Evropian.

 

tiranë 5 tetor 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page