Piketat: 10 vjet veprimtari
Konventa e Stambollit është një instrument i gjallë. Që nga hapja e saj për nënshkrim më 11 maj 2011, janë ndërmarrë hapa kyç për të përdorur në praktikë dispozitat e saj ligjore. Gjithashtu, janë bërë përpjekje për të shtuar rastet e ratifikimit të saj duke çuar në një rritje të numrit të qeverive kombëtare që i bashkohen Konventës.
Mekanizmi i monitorimit të Konventës së Stambollit është ngritur përmes krijimit të Grupit të Ekspertëve për Veprimin kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (GREVIO) dhe Komitetit të Palëve, duke shënuar fillimin e procedurës së parë të vlerësimit.
GREVIO gjithashtu ka diversifikuar aktivitetet e saj duke përgatitur ndërhyrjen e saj të parë të palës së tretë para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut ose duke filluar përgatitjen e Rekomandimit të saj të parë të Përgjithshëm mbi dimensionin dixhital të dhunës ndaj grave.
Infografikë dhe broshurë mbi katër shtyllat e Konventës së Stambollit: parandalimi, mbrojtja, ndjekja penale dhe politikat e bashkërenduara.
11 maj 2011
Hapja për nënshkrim
Maj 2014
Takimi i parë i Komitetit të Palëve
Shtator 2015
Takimi i parë i GREVIO-s
Mars 2016
Fillimi i procedurave të vlerësimit
Shtator 2017
Publikohet raporti i parë i GREVIO-s
Janar 2018
Rekomandimi i parë miratohet nga Komiteti i Palëve
Janar 2018
Ratifikimi i 34-t (Irlanda)
Janar 2020
Ndërhyrja e parë si palë e tretë e GREVIO-s përpara GJEDNJ-së
Prill 2020
Raporti i parë i Veprimtarisë së GREVIO-s
11 maj 2021
10 vjetori i hapjes për nënshkrim