Promovimi i Lirisë së Shprehjes në Shqipëri përmes Dialogut të Hapur është një projekt dy vjeçar i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe i zbatuar nga Këshilli i Evropës në partneritet me Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës.

Iniciativa ka për qëllim krijimin e një platforme gjithëpërfshirëse për dialog, duke bërë bashkë aktorë të ndryshëm, përfshirë institucione shtetërore, organe rregullatore, profesionistë të mediave, organizata të shoqërisë civile, gazetarë, media, akademikë dhe ekspertë. Duke adresuar sfidat kryesore në fushën e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias në Shqipëri, projekti do të ndihmojë në implementimin e standardeve dhe rekomandimeve të Këshillit të Evropës dhe prioriteteve të përcaktuara në Kapitullin 23 (Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore) të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Dialogu i Hapur do të përqendrohet në tre shtylla kryesore:

  • Siguria e gazetarëve dhe shkeljet e lirisë së shtypit
  • Qasja/aksesi në informacion
  • Pronësia e mediave dhe gazetaria e pavarur

 FLETË INFORMATIVE

kontakt

Evangelia Vasalou

Oficere Projekti
 E-mail


Anita Lushi

Asistente Projekti
 E-mail