Fuqizimi i Integritetit të Zgjedhjeve në Shqipëri
Projekti “Fuqizimi i Integritetit të Zgjedhjeve në Shqipëri” zbatohet nga Këshilli i Evropës me mbështjen financiare të Republikës Federale Gjermane.
Cili është qëllimi?
Projekti synon të fuqizojë integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri, duke mbështetur profesionalizimin e mëtejshëm të administratës zgjedhore, duke promovuar edukimin e votuesve (përfshirë votuesit për herë të parë) dhe duke përmirësuar efikasitetin dhe transparencën e procesit të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve Zgjedhore.
Kush përfiton nga projekti?
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
- Zyrtarët zgjedhorë
- Votuesit për herë të parë/votuesit e rinj
- Institucionet arsimore/mësuesit
- Organizatat e Shoqërisë Civile dhe të medias
Si do të zbatohet projekti?
Projekti bazohet në rekomandimet e Këshillit të Evropës (përfshirë rekomandimet nga Komisioni i Venecias, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Kongresi dhe GRECO), si dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR. Gjithashtu, projekti bazohet në standardet, ekspertizën dhe arritjet e Këshillit të Evropës të arritura përmes programeve të asistencës zgjedhore, me synim:
- Rritjen e profesionalizimit të administratës zgjedhore përmes vendosjes së kuadrit institucional për një qendër trajnimi dhe edukimi të vazhdueshme dhe të përhershme pranë KQZ-së;
- Përmirësimin e kurrikulave të edukimit qytetar, duke përfshirë programet e informimit të votuesve të rinj dhe pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje;
- Rritjen e kapaciteteve dhe mjeteve institucionale të KQZ-së për Monitorimin e drejtpërdrejtë dhe transparent të Aktiviteteve Publike dhe Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve Zgjedhore.
Çfarë presim të arrijmë?
- Nxitja e profesionalizimit të administratës zgjedhore.
- Rritja e interesit dhe pjesëmarrjes së votuesve për herë të parë në procesin zgjedhor dhe zgjedhjet.
- Rritja e transparencës dhe efektivitetit të procesit të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve Zgjedhore dhe përmirësimi i mbikëqyrjes së aktiviteteve publike nga organet shtetërore.
Afati kohor dhe buxheti:
Projekti do të zgjasë nga 1 tetori 2024 deri më 30 shtator 2026.
Buxheti total i projektit është: 500,000 €.