Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri (SEJ III)
Cili është qëllimi?
- Përmirësimi i efikasitetit dhe cilësisë së shërbimit publik të drejtësisë për qytetarët shqiptarë në përputhje me standardet dhe mjetet e CEPEJ
- Të ndihmojë dhe kontribuojë në fushat kryesore të reformës në drejtësi, si statistikat gjyqësore, siguria e gjykatave, komunikimi me median, matja e kënaqësisë së përdoruesve të gjykatës.
- Mbështetja e Shkollës së Magjistraturës për t'iu përgjigjur nevojave në përputhje me procesin e reformës në drejtësi.
Kush do të përfitojë nga ky projekt?
- Aksioni do të mbështesë institucionet kryesore të drejtësisë si: Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Ministria e Drejtësisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, gjykatat dhe përdoruesit e gjykatave, Shkollën e Magjistraturës, Shkollën e Avokatisë
- Qytetarët shqiptarë që do të marrin shërbime të përmirësuara në fushën e drejtësisë.
Si do të zbatohet?
Aksioni mbështetet në ekspertizën e ekspertëve të Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ) dhe përvojën e tyre nga vende të ndryshme për të përmirësuar funksionimin e sistemit të drejtësisë me metodologjitë dhe mjetet e krijuara përkatësisht për Shqipërinë. Për të siguruar përparimin e qëndrueshëm dhe ndikimin e mbështetjes së reformës në drejtësi, Aksioni do të zhvillojë aktivitete të ndryshme si raportet e vlerësimit të nevojave, rekomandime specifike dhe zhvillimin e mjeteve për përmirësimin e zbatimit të tyre, projektet e mentorimit të gjykatave, seminare ndërgjegjësimi dhe trajnime, vizitat studimore etj.
Cfarë presim të arrijmë?
- Përmirësimin dhe rritjen e efektivitetit të shërbimeve të drejtësisë ofruar qytetarëve shqiptarë
- Përpunimin e statistikave gjyqësore në përputhje me standardet dhe mjetet e CEPEJ përmes një procesi të qëndrueshëm të mbledhjes dhe analizimit të të dhënave të besueshme në të gjitha nivelet.
- Rritjen e kapaciteteve trajnuese të Shkollës së Magjistraturës në përputhje me standardet dhe mjetet e CEPEJ për t'iu përgjigjur nevojave të procesit të reformës në drejtësi.
Sa do të kushtojë?
- Buxheti total i Aksionit është 1,000,000.00 EUR.
- Buxheti i alokuar në tërësi për programin e Instrumentit Horizontal arrin në 41 Million EUR (85% financuar nga Bashkimi Europian,15% nga Këshilli i Evropës).
Ku mund te gjej më shumë informacion?
- Faqja e Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ): https://www.coe.int/en/ëeb/cepej/home
- Instrumenti Horizontal: https://pjp-eu.coe.int/en/web/horizontal-facility/home
- Marija Simić, Oficere Komunikimi, Instrumenti Horizontal, Marija.SIMIC@coe.int, +381 63 601 337
- Besnik Baka, Oficer Komunikimi, Instrumenti Horizontal, Besnik.Baka@coe.int, +355 69 217 8430
Kjo faqe interneti është prodhuar duke përdorur fonde të një projekti të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu në asnjë rast nuk mund të konsiderohen si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian.