Si pjesë e kuadrit programor të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë", Komisioni Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë të Këshillit të Evropës (CEPEJ) po zbaton në Shqipëri, Projektin "Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë (SEJ2)", me mbështetjen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, për të përmirësuar më tej efikasitetin dhe cilësinë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
Projekti SEJ2 është një vazhdim i Projektit SEJ për “Rritjen e efikasitetit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, në linjë me standartet Evropiane” (i kryer gjatë periudhës Janar 2014 – Prill 2016). Projekti do të zbatohet për 24 muaj deri në 30 Qershor 2018, me një buxhet total prej 1.2000.000 Euro.
Projekti është ndërtuar mbi nevojat e përfituesve dhe partnerëve të tij kryesorë: Ministria e Drejtësisë (MD), Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD), Gjykatat, Shkolla e Magjistraturës (ShM), Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor (ZABGJ), dhe Prokuroria e Përgjithshme.
Objektivat e Projektit
Objektivi i përgjithshëm i Projektit është të kontribuojë më tej në përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë të shërbimit publik të drejtësisë që u ofrohet shtetasve shqiptarë në përputhje me mjetet dhe standartet e CEPEJ.
Objektivi i parë specifik është të forcojë efikasitetin e sistemit gjyqësor për statistikat gjyqësore dhe të përmirësojë manaxhimin e kohës nëpërmjet:
- Mbështetje shtesë për të forcuar kapacitetin e përfituesve për të përmirësuar mbledhjen dhe analizimin e të dhënave të sakta statistikore për hartimin e politikave në përputhje me mjetet dhe standartet e CEPEJ, në veçanti me Udhëzimet SATURN;
- Zbatimin e rekomandimeve prioritare të dhëna në përfundim të Programit të Trajnimit të Gjykatave nga Projekti SEJ, nëpërmjet aktiviteteve praktike dhe specifike, sidomos në menaxhimin e kohës së gjyqësorit, në disa gjykata të përzgjedhura;
- Mbështetje për Shkollën e Magjistraturës në zhvillimin e kurrikulave të reja për personelin gjyqësor dhe administrativ;
- Kontribute specifike, kur të kërkohen, për reformën në drejtësi në Shqipëri duke ndihmuar aktorët gjatë zbatimit të saj.
Objekti i dyte specifik është të forcojë më tej cilësinë e shërbimit nga gjykatat nëpërmjet:
- Programeve të Trajnimit të Gjykatave, për të ndërtuar kapacitetin e gjykatave në mënyrë që ato të ofrojnë një shërbim më të mirë në përputhje me mjetet e cilësisë së CEPEJ, të tilla si lista të kontrollit të cilësisë dhe sondazhe të opinionit të qytetarëve;
- Mbështetje për Shkollën e Magjistraturës për zhvillimin e kurrikulave të reja të cilat duhet të përmbajnë tema të cilësisë së drejtësisë.
CEPEJ
CEPEJ është i përbërë nga përfaqësues të 47 shteteve anëtare të Këshillit të Evropës. CEPEJ zhvillon masa dhe mjete konkrete për t’u përdorur nga politikë-bërësit dhe nëpunësit e drejtësisë për të:
- analizuar funksionimin e sistemit gjyqësor dhe orientuar politikat publike të drejtësisë;
- fituar njohuri më të mira të afateve gjyqësore dhe për të optimizuar menaxhimin e kohës gjyqësore;
- promovuar cilësinë e shërbimit publik të drejtësisë;
- lehtësuar zbatimin e standardeve evropiane;
- mbështetur shtetet anëtare në reformat e organizimit të gjykatave të tyre.
CEPEJ gjithashtu kontribuon me ekspertizë specifike në debatin mbi funksionimin e sistemit të drejtësisë, në mënyrë që të sigurojë një forum për diskutime dhe propozime, si dhe për t’i sjellë përdoruesit më afër sistemit të tyre të drejtësisë.